Home

Lajme

Kastriot Dervishi – Diploma e Abaz Omarit

No Comments Argëtim Histori

Abaz Omari ishte djali i Ramizit dhe Hajrie Hysen Hoxhës. Nëna e tij e kishte E.Hoxhën djalë xhaxhai. Abazi më 1936-1939 studioi në Montpelje u diplomua jurist. U kthye në atdhe dhe punoi pak kohë në Ministrinë e Financave e më pas në studion e avokatit Skënder Muço. Së bashku me këtë të fundit dhe Abdulla Ramin (edhe ai i diplomuar në Montpelje) formojnë një grup socialdemokrat, i cili nxori edhe gazetën “Zëri i lirisë”.
Gjykata Ushtarake e Krahinës së 2-të Ushtarake Berat, e drejtuar nga kapiten I Zylyftar Veleshnja, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten I Misto Bllaci me vendimin nr.68, datë 6.8.1945, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi me vdekje shtetasit: Abaz Omari, Abaz Hajdarasi (80 vjeç), Thoma Poçi, Mehdi Hajdaraj dhe Harun Lamaj. Eshtrat e tyre u gjetën në vitin 1993 në Berat. Skeletit të Abazit i mungonte kafka. Ermira Godo ka arritur të gjejë diplomat e universitetit dhe i ka publikuar në profilin e saj në fb.
Shqipëria griu dhe masakroi si në asnjë kohë tjetër intelektualët e saj. Krimi mbi inteligjencien mbetet një gjenocid i pashembullt i regjimit të E.Hoxhës.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *