Home

Lajme

Letër Vlerësimi drejtuar Unionit Evropian, Dr.von der Leyen

No Comments Aktualitet Lajme

AMFE (Albanian Medical Federation for Europe) e.V
Regjistrimi në gjykatë Nr. VR 201911
Tel.: +495331 9286126
Fax.: +495331 29656
Zyra qëndrore: Kanzleistraße 20,38300
Gjermani
Hanover, 19 Korrik 2022

Presidente Ursula von der Leyen
Komisioni Evropian
Rue de la Loi 200
1049 Bruksel

E dashur Znj.Presidente Dr. von der Leyen,

Në rend të parë duam përmes kësaj letre tju falenderojmë përzemërsisht për fillimin e mbarë të
negiociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është shumë
inkurajuese për Federatën, që është dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik të dy
vendeve tona drejt një të ardhme evropiane. Negociatat konkrete për plotësimin e kritereve
fondamentale europiane përbëjnë vlera të vërteta progresive për popujt shqipfolës.
Federata do vazhdoi tju mbështesi në përpjekjet Tuaja për t’i bërë shoqëritë tona shqipfolëse të
re-definohen përmes solidaritetit të BE-së në tejkalimin e krizës së deritanishme financiare dhe
krizave të përsëritura pandemike. Federata e ka konkretizuar kontributin e saj aktivisht përmes
punës sonë të vazhdueshme me Ofrimin e vaksinave për vendet shqiptare, Ndihmë Mjekësore
Falas nëpërmjet telemjekësisë dhe Arsimimit të brezave të rinj të profesionistëve shëndetësorë në
Pandeminë COVID-19, aplikuar që nga prilli 2020, dhe po e zhvillojmë më tej punën për rritjen në
standardet evropiane të shërbimeve mjekësore shqiptare. Vetëm në 3 kongreset tona të fundit
mjekësore evropiane ”Post Pandemic Emergences and Saving Lives” në qershor 2022, arritëm të
edukojmë rreth 3000 profesionistë shqiptarë të shëndetësisë nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e
Veriut dhe Kosova.
Ne Ju bashkohemi në vendosmërisë Tuaj për të implementuar vlerat europiane të mbrojtjes së jetës
dhe shëndetit në vendet shqipfolëse, duke i shndërruar ato në nacione me solidaritet dhe empati
ndaj të gjitha kombeve të tjera në Ballkanin perëndimor.
2
Federata do vazhdoj Tju mbështesi në zhvillimin e edukimit mjekësor, në aplikimin e teknologjive
të reja në shërbimet mjekësore shqiptare dhe implementimin e sigurimeve shëndetësore europiane.
Sfida jonë e përbashkët mbetet të vazhdojmë të mbështesim vendet shqipfolëse për ti përmbushur
Kriteret e Anëtarësimt të kërkuara nga Komunitetit të BE-së, Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi
Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit. Ne jemi përkrah jush në arritjet e përbashkët
të 35 Kapitujëve të nevojshëm për anëtarsimin e vendeve shqipfolëse në BE.
Federata jonë mjekësore, filloi gati 16 vjet më parë në Shqipëri me misionin për të këshilluar mbi
të gjitha aspektet e politikave shëndetësore dhe të legjislacionit mbi etikën, dhe të drejtat
themelore të pacientit të ndërthurrura me zhvillimin e shkencës dhe mjekësisë moderne. Mbetemi
të motivuar për të dhënë edhe në vazhdim kontributin tonë vullnetar.
Ndërkohë që Komisioni Evropian po përgatit negociatat e anëtarësimit në BE, të gjithë shqiptarët,
përfshirë ne, përfaqësuesit e mjekëve dhe akademikëve që jetojnë në Evropë, jemi optimist se ky
procesi i nisur do të konkudohet me anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti
edhe të Kosovës në Bashkimit Evropian.
Ju falënderojmë dhe ju përgëzojmë për udhëheqjen tuaj shëmbullore dhe qëndrojmë në anën dhe
shërbimin tuaj, gjatë gjithë këtij kapitulli të ri në historinë e tre kombeve tona.

Sinqerisht e Juaja,
Dr. Aurora Dollenberg MD PHD – Presidente e AMFE
në emër të
Mjekëve shqiptar në Europë dhe Këshillit ndërkombëtar AMFE – Prof.Kita Sallabanda,
Dr.Skender Brataj, Prof.Vedat Eljezi, Dr.Gazmend Berisha, Prof.Fadil Citaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *