Home

Lajme

Mentor Kikia – Një komb, një rracë, një m….

No Comments Aktualitet Lajme

Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë një burrë me këmishën gjysmë zbërthyer, bënte me duar si ai që orienton avionin kur ndalet në pistë.
Vazhdova rrugën, ndërsa nga pas një makinë e bardhë me targa civile me bënte sinjal të ndaloja dhe ndalova. Dy policë zbritën rrëmbyeshëm prej saj. Ai robi i zbërthyer kishte qenë polic.
-Ndjesë iu thashë po s’iu mora për policë.
-Ke tejkaluar shpejtësinë.
-Më falni por nuk pashë tabelë.
-E kishe tek rrethrrotullimi
-Se kam parë, ndjesë.
-S’na duhet gjë – tha ai i zbërthyeri.
-Në rregull, vendosni gjobën, ç’të bëj tani.
-Përse nuk ndalove – tha sërish ai i zbërthyeri?
-Ty s’të ndaloj edhe sikur një mijë herë të më dalësh përpara- i thash. Ku ta di unë që ti je polic, pa kapele, makinë pa logo policie, pa tabelë, i zbërthyer siç je.
Ai skërmiti dhëmbët. Por kolegu e qetësoi.
-S’kemi tabela – tha.
-S’më duhet gjë – i thashë unë.
Pastaj e yshta bisedën.
Edhe policët tanë nuk kishin dikur, por tabelat na i dhanë malazezët ne fillim, nga ato ku shkruhej “POLICIJA”. Ndërsa italianët na dhanë ca ku shkruhej “STRADALE”. Juve s’iu kanë dhënë akoma?
Polici i zbërthyer skërmiti sërish dhëmbët. Nuk e pranoi dot tabelën “POLICIJA”.
-Nejse. Mbusheni gjobën dhe ma jepni, mund ta paguaj në Tiranë besoj, me postë.
-Jo jo, duhet ta paguash këtu. Ata që janë me dokumenta amerikane, gjermane apo zvicerane, nuk i pengojmë, ndërsa juve të Shqipërisë nuk ju lëshojmë dot. Duhet të të mbajmë patentën.
-Qashtu bre e bëjmë edhe ne atje – thashe une gjithe entuziazem. Amerikanët, gjermanët, italianët, anglezët e ca mbarojnë me zët nga pas, nuk i prekim. Ama po qenë kosovarë u punojmë qindin. Gjoba po se po, por ua fusim edhe në çmime. 300 lekë ua shesim domatet, dy-fish shezllonet në plazh.
Nejse policët më morën patentën tërë nerva dhe ikën. Unë nisa të pyes ku bie komisariati. E gjeta. Një polic, që nuk duhej të ishte shqipo i pastër si rracë, më ndihmoi të paguaja gjobën, madje futi dorën në xhep të plotësonte shumën, se nuk e plotësoja dot. Pastaj kërkoi plolicin që kishte patentën time.
-Është në patrullë më tha. Është në lëvizje.
-Po si t’ia bëj?
-Mund ta gjesh tek një aksident. Ec drejt, pastaj majtas, pastaj drejt prapë….
-E gjeta aksidentin, një dum-dum ishte përplasur me një shtyllë. Ishte një makinë policie me logo. I kërkova ndihmë. Telefoni patrullën që kishte patentën time.
-Për 5 minuta i ke këtu
Kaluan 5, 10, 15, … I them sërish. Zotëri, të lutem…. E merr sërish: A do ja sjellësh patentën ktij të Shqipnisë bre burrë.
Më në fund erdhi. Gati ma hodhi nga xhami i makinës.
U nisa për në Tiranë.
Tani për tani – mendova – më mirë dy m…. të vegjël dhe veç e veç, sesa një m…. i madh sëbashku.
Më vonë kismet. Ndoshta ndryshojmë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *