Home

Lajme

Pse nuk ka entuziazëm edhe pasi u hapën negociatat nga BE për Shqipërin

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk ka entuziazëm edhe pse u hapën negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE,sepse rruga për antarësimin e Shqipërisë për në BE do të jetë e gjatë.

Shqiptarët janë të lodhur e të raskapitur nga tradhtia, korrupsioni,hajnija dhe nga padrejtësitë e politikës e të pushtetit të këtyre 30 viteve tranzicion.

Politika shqiptare e këtyre viteve e ka parë e trajtuar shtetin , shoqërinë dhe Shqipërinë si prona private të saj. Politika shqiptare është karakerizuar ekstremisht si politikë antihumane, ligësie, tradhtie,antipublike, antikombëtare; politikë e cila ka realizuar vetëm synimet e qëllimet e veta dhe së cilës i ka interesuar dhe ka parë vetëm interesat e ngushta personale, klanore, farefisnore, nepotike dhe ato te një rrethi të ngushtë partiako-korruptiv.Shqiptarët nuk i besojnë më kësaj elite të keqe e të dëmshme politike, nuk i besojnë më kësaj kaste politike e cila nuk është aspak e interesuar për interesin kombëtar.

Nuk i besojnw publiku dhe as ndwrkombwtarwt as qeverisw aktuale Rama. Kjo pasi qeverisë Rama i janë vënë kushte të vështira për realimin e të cilava nuk ka shanse që Rama t’i realizojë ato, pasi ai dhe qeveria e tij janë vetë kryeproblemi më i madh pengues, bllokues , korruptiv dhe i kriminalizuar, ky si kryeproblem që kanë shqiptatët.

Popullit shqiptar i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga korrupsioni, varfëria,papunësia, krimet shtetërore, ato ordinere dhe nga borxhet, vjedhjet dhe grabitjet institucionale të Shqipërisë dhe e shqiptarëve, të cilët tashmë shtresa më vitale e popullsisë shqiptare është larguar dhe vazhdon të largohet nga Shqipëria.

BE i hapi negociatat për Shqipërinë jo për meritë të qeverisjes së Edi Ramës , por përkundrazi, BE i hapi negociatat për Shqipërinë për “pameritën” e qeverisë Rama.

I hapi negociatat në rrethanat e reja pas agresionit rus mbi Ukrainën, i hapi BE negociatat për Shqipërinë për t’i dhënë fund dhe për të penguar orientimin dhe planin proruso-serb të kryeministrit Rama me projektin antishqiptar të “Ballkanit të Hapur”.

Ky moment shënon edhe fillimin e rënies e të dëbimit të pashmangshëm nga pushteti të Edi Ramës dhe të tërë politikës së vjetër të këtij tranzicioni, politikë e cila e mbajti peng Shqipërinë, e mbajtën atë në gjëndje paqëndrueshmërie politike dhe destabiliteti të vazhdueshëm me qëllim të përfitimeve personale të tyre, dhe për pasojë politika e vjetër e këtyre 30 viteve pengoi dhe ishte kundër dekriminalizimit dhe kundër dekomunistifikimit të politikës shqiptare; politika e vjetër në alencë ndwrvete e pengoi dhe bllokoi prej 30 vitesh zhvillimin demokratik, ligjor, ekonomik dhe integrimin në BE.

Kështu ndodhi edhe së fundmi me zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, ku llumi politikës së vjetër: korrupsioni, krimi dhe hajdutëria gjithëpërfshirëse politike,

ekonomike, mediatike dhe juridike u bënë bashkë kundër politikës së re të Lulzim Bashës.

Pra nuk ka entuziazëm publik për hapjen e negociatave sepse duhet që shqiptarët të zgjidhin së pari problemin e rëndë , atë të politikës së vjetër, atë që Lulzim Basha me të drejtë e ka etiketuar si“Trekëndëshi i Bermudës” Rama-Berisha-Meta.

Duhet bërë ndëshkimin dhe dëbimin e tyre nga politika në mënyrë që të ndërtohet shteti demokratiko-ligjor e modern e që kjo përshpejton antarësimin e Shqipërisë në BE.

Pra, duhet zgjidhur problemi kryesor që ka sot Shqipëria: si ai i ndëshkimit të pushtetit korruptiv të qeverisë Rama, dhe njëkohësisht edhe distancimi nga politika e vjetër e asaj që tani njihet si foltore, politika e së cilës është për interesa personale, avokatie e mbrojtjeje politike të korrupsionit të sanksionuarve dhe të shpallurit “non grata”, organizatorit të kësaj foltoreje dhe mbështetësve të tij.

Edi Rama është autori i asaj që shtetet, mediat dhe politikanët e diplomacia perendimore e etiketoi se ai instaloi narkoshtetin, dhe Shqipërinë filluan edhe ta quanin Kanabistan.

Edi Rama ka “meritën”edhe të asaj se Shqipërinë e vendosi në krye të vëndeve europiane jo vetëm për korrupsion por edhe për eksodin , duke konkuruar edhe me 2-3 shtetet ku kishte konflikte e luftë civile

Edi Rama nuk plotësoi 15 kushtet që i kishte vënë BE-ja për hapjën e negociatave e të cilat janë këto si më poshtë ku më shqetësueset e problematiket janë:

1-Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;

2-Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;

3- Ulje e numrit të azilkërkuesve;

3- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;

5- Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

6- Progres në reformën e administratës publike;

7- Zbatimi i reformës zgjedhore;

8- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Pra jo vetëm sa këto detyra shtëpie regjimi politik i Edi Ramës nuk i ka kryer, por përkundrazi gjëndja prej keqqeverisjes së tij vetëm sa ka precipituar akoma edhe më keq, pasi pushtetarëve,pushtetit e administrates shtetërore për ditë e më shumë po u dalin e shpërthejnë superskandale vjedhjeje, krimi e korrupsioni.

Papërgjegjshmëria institucionale është në kulm.

Në punët shtetërore pushtetarët i kanë kthyer zyrat në agjesnsi private ku gëlojnë e shkojnë vetëm për të vjedhur, manupuluar e spekuluar me postin e detyrën shtetërore për interesa personale pasurimi, korrupsioni e vjedhjeje të parasë publike dhe pasuri e prona shtetërore e private.

Oligarkia politike( e gjithë politika e këtij tranzicioni),oligarkia biznesore dhe ekonomike, ajo juridike dhe mediatike janë bërë bashkë dhe njësh me paranë dhe as që ua ndjen për interesin publik e kombëtar por vetëm per ate personal, familiar, klanor e oligarko-partiak. Eksodi,largimi i shqiptarëve nga Shqipëria, kjo është ajo se cfarë i ka mundësuar qeveria Rama rinisë dhe shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *