Mos me përbuzë në ditët e rënda jeta
Mos duro dorën e zezë që të godas TY
Mos lejo çizmen e gjakosur të të shkel
Shqipëri pashë rrënjët tua qëndro si Shqipëri.
Ju jeni përherë drita e syve të mi të kaltër
Jeni shtrati ku çdo natë unë e bëj gjumin
Ju jeni buka e fryma që unë nga të dyja jetoj
Shqipëri jeni amaneti i të gjithë dëshmorëve.
Rrënjët e tua Shqipëri janë në zemrën time
Këtu brenda shpirtit të mbaj tani dhe pas vdekjes
Me dashurinë për TY Shqipëri do futem në varr
Drita jote e malli për TY Shqipëri po me mban gjallë.
Kur drita thyhet nga pabesia e disa tradhtarëve
Shpirti me dridhet për TY Shqipëria ime e dashur
Me dhemb shpirt kur të shoh qe të ka mbuluar errësira
Unë dua TY Shqipëri të shoh vetëm në ditët e ndriçuara.
Gjithë rrënjët tua i ke të ujitura me gjak shqiponje
Me gjakun e grave dhe burrave të shqipeve me të mirë
Çdo brez luftoi dhe fali jetën për çlirim e Ribashkim
TY Shqipëri qe t’i bashkojnë copat e tokave të ndara.
Sa shumë kanë shkruar për dhimbjet e vuajtjet tua
Për tokat e bukura e të mbushura me shumë varre
Ku nëpër shtigje dhe kodra trimat e trimëreshat
Lanë eshtrat duke luftuar për TY Shqipëri Natyrale.
––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––
Dardani, 19 korrik 2022
Burimi/Facebook