Home

Lajme

Luke Luka – PA FJALE……..

No Comments Argëtim Humor

(Jo vetem humor)
Synope
Ne nji shesh argetimi, ne keto dite vere, kishte gjallni e alegri!….Te shperndame sa ndej – ketej, femije e te rij, burra e gra familjare, vendas e jabanxhi, shetisnin e luenin me kenaqesi!…
Nderkohe, nji plak zevzek, (prej atyne qe luenin domino), therret me te madhe:-

  • Çka po bani e rrini ketu?
    ” A nuk e dini se sot ne qytet ka feste e po shperndahen lek, tesha, ushqime e te mira materiale me bollek”!…
    E vetmja gja qe nuk u parashiku, nji barcolete, qe thohesh tesh sa vjet, sot u ba e vertete; “Shqipnia hyni ne Europe”!…
    Te gjithe sa ishin aty, lane lojnat e shetitjen e u drejtuen me vrap (ku po shperndaheshin ndihmat)!
    Ne fillim, plaku zevzek, qeshi, por ma vone edhe ky vrapoj tuej thane me vedi:- “Po sikur te jete e vertete”?,”Po sikur te jete e vertete”?……
    (Se shpesh here rrena ka lezet, kur e beson vete ai qe e qet)..
    *
    Negociatat u hapen
    Askush te mos rrahin gjoksin: As i Gjati rrenacaku, as i Shkurti dredharaku, as perdredhucet ne qeveri e ne parlament, as nongradat e Plakut, as meturinat e Lul deshtakut se asnji detyre nuk asht permbushe, por Europa k.. e motit..(Gj.F), tha:- Ta fusim ne thesin(kazanin) tone( sa nuk asht vone), edhe kete vend te shkrete i fundit ( i pergjysmuem) qe ka mbete!
    Mire apo keq?
    Fundi dalte me hejr ka thane Gjergj Mullaga!……
  • Ne foto i gezuem per vendin tem, shkova ne banke me terheq nji kredit, per me leshu atje nji satelit!😑😑
    Zurich, 19 korrik 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *