Home

Lajme

Bukurie Bucpapaj – Qytetit tē Fierzës

No Comments Argëtim Letersi

(Qyteti ku u linda e u rrita)
Bregut liqenit shtatin rrita,
Aty u linda , në atë vend
Kur linda unë , lindi drita,
Me Hidrocentralin në Fierzë.

Ngjyrën e tij ma fali liqeni
në sytë e mi , kujtim i vjetër,
Aty ku derdhet Valbona e Drin i zi
Njaty mësova krijimet në letër.

Anijet , trageti mbi liqen , pandalë
Ku bori e tyre të zgjonte çdo ditē
Zot i madh sa shumë kam mallë,
Për atë qytet ku kishte veç dritë.

Me njerëz plot nga e gjithë Shqipëria,
I degdisi tek ne e ashtëquajtur Partia,
Me djersë , me mund , me heroizëm ,
Ndërtuan veprën madhështore në socializêm.

Sot të shoh të braktisur, të tharë,
në harresë,
larguar të gjithë nga ti o qyteti im i dritës
Veç në skutat e shpirtit ,dashuria do të mbesë,
Ti je ai liqeni ,liqeni im i lindjes , ti Liqeni i Fierzës.

Krenohen në varg , nē realitet
Se aty u rilinda me ty o i imi qytet,
Ujvarat zbritur nga shpate mbi ty
Hijeshi hyjnore ti shohësh me sy.

Mbase nga ti u bëra krijuese (poet).
Veç unë jam një tjetër realitet,
një amanet,
Që vargu im jo si ti , nuk dua të më shteroj
mbi thatësira jete , kroje fjalësh tê buroj.

Autore
Bukurie Bucpapaj
22.7. 2022.

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *