Home

Lajme

“Kishte indicie nga…”, Ben Andoni zbërthen non grata-n e dytë të Sali Berishës: Nuk e di se çfarë do ai që të bëjë me karrierën e vet, ka një gjë shumë shqetësuese në këtë çështje

No Comments Lajme Opinion

Analisti Ben Andoni për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe thotë se beson se kishte indicie dhe se kjo dukej nga mënyra si artikuloi Edi Rama në parlament dhe tensioni i vazhdueshëm i Berishës.

Për MCN Tv, analisti tha se Berisha zgjodhi ta kumtojë vetë dhe të ngrejë fabulën e një përndjekje të madhe.

“Shqetësimi i madh për publikun është se ky lloj komunikimi më shumë po i bën nder zoti Rama. Që zoti Berisha shpallet nuk është më lajm, lajm janë njerëzit e tjerë që do jenë në këtë listë.

Britania e Madhe i ka shpallur luftë tejet të egër krimit të organizuar dhe kjo duket nga masat që marrin vazhdimisht ndaj këtij krimi.

Ne na ka treguar se opozita nëse ka qenë në udhëkryq të rrezikshëm, tani është para një humnere dhe duhet të zgjidhin jo vetëm problematikat e tyre.

Berisha duhet të kuptoj se kur dy fuqi të mëdha aleate që bëjnë fatet e botës të adresojnë në këtë kanal, është puna e tij të bindet apo të mos bindet që të vazhdojë çështjet gjyqësor.

Më duket se po i bën dëm jashtëzakonisht të madh PD. Shumë njerëz të PD e fusin kokën në rërë si struci, por shqetësuese është që Berisha nuk arrin ta pranojë një situatë të tillë, më shqetësuese është apatia e institucioneve shqiptare.

Një indicie nga ambasada franceze për pritjen zyrtare tregon se kjo mund të shtrihet dhe në vende të tjera. Nuk di se çfarë do zoti Berisha të bëjë më me karrierën e vetë.

Por ai po e prish dhe historinë e vetë, për shkak të një këmbëngulje jo të zakonshme”, tha Andoni.

Burimi/perqasje.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *