Home

Lajme

Lazim Destani me Bill Klinton çlirimtarin e Kosovës!

No Comments Argëtim Histori

I ati i aktorit Blerim Destani, ēshtë atdhetari, humanisti Lazim Destani, ambasador i kombit shqiptar në mbarë botën, afaristi, biznezmeni i sukseshem i mirnjohur në gjithë botën! Lazim Destani i njohur vite me Bill Klinton dhe Hillary Klinton etj. duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe forcimimin e interesave dhe imazhit kombëtar shqiptar në SHBA në Evropë dhe mbarë botën! Lazim Destani është është mbështetës i vendosur i shoqërisë si dhe njihet për përkrahjen e iniciativave që synojnë përparimin e Ballkanit si pjesë e rëndësishme përbërëse e idesë Evropiane.
Lazim Destani, njihet për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në çështjet dhe mbështetje të zhvillimet të komunitetit shqiptar, si dhe një biznesmen i suksesshëm, me emër, në rangun ndërkombëtarë , i cili njëherit është edhe Kryetar Bordi i disa kompanive të njohura të drejtuara nga familja e tij.
Filantropi, patrioti, afaristi i njohur në botë Lazim Destani është President i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës!
Lazim Destani i lindur më 23 gusht 1954 në Bozofcë, Tetovë është me origjinë nga krahina e Fanit Mirditë( vendorigjina e At’Gjergj Fishtës dhe Anton Çetes!
Kur e pyet për origjinën e hershme të Tij, Lazim Destani konfirmon pa pushim dhe me krenari, se të parët kishin udhëtuar nga Fani i Mirditës, për tu vendosur në rrethinat e Tetovës. Jo rastësisht vëmendja e tij ka qënë e herëpashershme nga vendi i tij i origjinës së hershme, ndërsa ka financuar dhe mbështetur nxjerrjen në qarkullim të disa numrave rradhazi të revistës “Mirdita”, organ kulturor dhe historik i Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita”)!
Lazim Destani në moshë të re, I shtyrë nga rethanat ekonomike emigroi në Gjermani në vitet e 70-ta, me bindjen se fati duhet ndjekur në mënyrë aktive ai filloi te punojë dhe studjojë paralelisht.
Në vitin 1987 ai themeloi biznesin e tij të parë në Gjermani! Falë vullnetit, punës së madhe të tij, përkushtimit dhe korrektesës, Lazim Destani arriti suksese të jashtëzakonshme në biznezin e tij, që nga Gjermania ku jetonte e deri në SHBA, dhe në mbarë botën, duke kontribuar njëhkosisht për zhvillimin e diplomacisë shqiptare, në zhvillimin e interesave kombëtare shqiptare në mbarë botën, si një ambasador i lindur i kombit shqiptar!
Sot Familja Destani zotëron biznese ndërkombëtare në fusha si Industria e Sherbimeve dhe Infrastrukturës, Patundshmëri, Energjetikë, Sherbime Financiare dhe Teknologji.
Ndër kompanitë më të njohura të familjes Destani është kompania Ecolog International, e cila ka realizuar mbi 1,100 projekte në botë, duke llogaritur në një grup të talentuar dhe të angazhuar prej 12,000 punëtorve në më shumë se 150 vende në mbarë botën, ku është ofruesi kryesor i zinxhirit të furnizimit, ndërtimit, teknologjisë, menaxhimit të objekteve dhe shërbimeve mjedisore.
Humanizmi, filontropi me vyrtyte të rradha fisnikerie shqiptare, Lazim Destani,
ka një civi të veçantë në kuntributin e tij të madh në trevat shqiptare, siç është rasti i termetit të fundit në Shqipri, ku tonelata ndihma erdhen nga familja Destani, në ndihmë të familjeve në nevojë, apo dhurimi i nje numri të madh autombulancas moderne në disa spitale të Maqedonisë etj. etj. kontribute pa fund! I vlersuar me çmimin e nderit “Nënë Tereza” , sot personaliteti dhe imazhi i Lazim Destanit nderohet në mbarë trevat shqiptare dhe gjithë botën!

Burimi/Facebook/Vllaznit Domgjon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *