Home

Lajme

” PASANIKU DHE LYPËSI “

No Comments Argëtim Letersi

Një Prift u tregoi historinë e mëposhtme, atyre që nuk shkonin rregullisht në Kishë të dielën.
— Ishte një lypës, i cili takoi një pasanik rrugës. I varfëri i tregoi për fatkeqësitë e tij. I erdhi keq pasanikut dhe i dha dy nga shtatë monedhat që kishte në xhep !..
Pasi lypësi vazhdoi i tregoi për hallet e tij, ai u prek dhe nxori i dha edhe dy monedha të tjera !..
Duke ecur i’u afruan burimit, dhe ata vendosën të qëndrojnë e të freskohen pak !..
Pasaniku, ndau dhe ushqimin që kishte, me lypësin e varfër dhe pasi i dëgjoi deri nē fund historitë nga jeta e tij, i erdhi keq dhe i dha edhe dy monedha të tjera !..
Ai ishte shumë i mëshirshëm me të varfërit dhe lypësit !..
Por, lypësi .. Pasi mori gjashtë monedha, në vend të falenderimit dhe mirënjohjes, ai papritmas nxori një thikë nga poshtë rrobave dhe i kërkoi monedhën e shtatë !..
— Mosmirënjohje e zezë !..
— Sa vlen tani të dënohet ai ?.. — pyeti në fund të tregimit Prifti ?..
— Me Vdekje !.. bërtitën dëgjuesit ..
Papritur, Prifti i’u drejtua atyre me reptësi ..
— Edhe Ju të gjithë e meritoni një dënim kaq të rëndë — u tha !..
Të gjithë shtangën ..
— Edhe ju jeni lypës dhe mosmirënjohës !..– tha ai..
— Lypës, sepse keni nevojë të luteni tek Zoti e nuk vini në Kishë ..
Zoti ju dhuroi gjashtë ditë, dhe caktoi vetëm një për veten e Tij ..
Dhe ju, e vodhët këtë ditë prej Tij !..

Burimi/Facebook/Spiro Katundi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *