Home

Lajme

Shqipëria “ia mbledh” Këshillit të Europës: Rishikohet raporti i Dick Marty

No Comments Aktualitet Lajme

Një ditë pasi parlamenti shqiptar miratoi në mënyrë unanime me 125 vota pro rezolutën e sponsorizuar nga Partia Socialiste e cila kundërshtonte raportin e Këshillit të Europës dhe pretendimet e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, mbërrin lajmi se organizata kryesore e të drejtave të njeriut në kontinent mund të hartojë një raport të ri për pretendimet e senatorit zviceran Dick Martyt.

Pyetjes së REL nëse do të marrë parasysh rezolutën e Shqipërisë , Këshilli iu përgjigj duke thënë se Asambleja e tij mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte, përfshirë edhe raporte vijuese, për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij organizmi.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, thuhet në përgjigje.https://19cff371f6948ff9f71fd7fc53609ef4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Rezoluta i bënte thirrje Asamblesë pikërisht që që të realizojë një raport vijues (follow-up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës së Këshillit të Evropës, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, partia e të cilit e ka sponsorizuar Rezolutën, deklaroi se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.

Burimi/Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *