Home

Lajme

Skender Lazaj – MBRETIT TE ZULLUMIT PËR TË DYTEN HERE . JA PRENE MASEN E KOSTUMIT’

No Comments Argëtim Letersi

Do të shkruante prapë
Sot Duka Arben
Një kostum të dytë
O Sali ta prenë.

Mirë që oqeanin
Se kaloje dot
Por tani La Manshin
Do ta bësh me not?!

Ik-or me maune
Paçka klandestin
Si ç’përzure shqipot
Ti nga vendi im.

Se mo harron Liken
ka shumë “depulesë”
Se deri nesër
Është në presidenc.

Ti nuk ke biznese
Si likja mes Londrës
Ndaj ja fusin kot
Si bregu pas kodrës.

Merr për Angli
Mik të ‘depulesës’
Që t’i ngresh padi
Dhe Elizabetës.

Se englezët kokën
Ta masin me spango
Ndaj të duhet likja
Për floririn, jo për tango.

Ço prova, merr hak
Dhe tundu binarin
Për Gërdecin në flakë
Dhe njëzetë e një Janarin.

Merr mister Fazlliçin
Se është dhe englez
Dhe Sorro kërriçin
Bëje bozë të zezë.

Kisha goxha vite
Që s’të kisha ‘prekur’
Sepse kohën kot
S’humbas me të vdekur.

Por ti kishe halle
Mëkate pa hesap
Ndaj dhe u ‘ringjalle’
U bëre lugat.

Ke hallet e Xenit
Dhe parasë së vjedhur
Ndaj as rrathët e ferrit
S’të djegin o i rrjedhur.

O Sali gërdalla
Sali batërdia
Ti do bërë non grata
Dhe nga Shqiperia !

Skender Lazaj Trebeshina
23 Korrik 2022

Burii/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *