Home

Lajme

Ylli Manjani – Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani!?

No Comments Lajme Opinion

Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.
Sali Berisha është njëri prej leaderve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është leaderi që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është leader që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.
Sali Berisha është padyshim politikani e leaderi që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e Tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë.
Por prezenca e tij në politikë, (qeverisje ose opozitë), nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon.
Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të AliBejBashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura.
Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar. Nongrata ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një opozite për të cilën vendi ka nevojë.
Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra).
Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend!
Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë.
Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi, IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *