Home

Lajme

Ymer Nurka – QELBËSI ( fabul)

No Comments Argëtim Letersi

Një ditë, nën hijen e një shtogu,
Teksa flinin mbi ca thekër,
Macen, akuzon maçoku,
Se ka shkuar me një tjetër:
“Vërtet nuk shoh, sepse jam qorr,
Por mos kujto se po ma hedh,
Se unë e di me cilin horr,
Ma ke dredhur dhe ma dredh.”

Mendon tjetra ngushtë zënë:
“Thua bufi është spiuni,
Apo pula t’i ketë thënë,
Cili pra, më pa tek lumi?!

Të jetë çerri bashkë me galën,
Mos ndofta një milingonë,
M’u në vesh ia solli fjalën?!”
Ndërsa maçi prapë vazhdon:

“Më tradhëton me qelbës horrin
Dhe me mënd kërkon spiunin,
Që më njoftoi mua qorrin
Dhe harron, harron parfumin!”

Thotë një bletë duke zukatur:
“Eh, maçoku qorr, i mjerë,
Një qelbës, ai paska nuhatur,
Po sa të tjerë që s’bien erë?!”

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *