Në vend të pulëbardhave
shtëllunga resh enden qiellit të fundkorrikut.
Re të bardha, të zeza,
të murrme, të kuqërremta,
krijojnë figura të habitshme
teksa deti përtyp marrëzitë e ditëve
Nuk di ku shkojnë,
as nga janë nisur
vetëm shtohen duke gëlltitur arna qielli.
Vrapojnë vetmive,
mbledhin rrënoja zhgënjimesh
dhimbje të paemërta braktisjesh
përkulen mbi dhè
e zbrazin ujë të njelmët…!
Burimi/Facebook