Home

Lajme

Abdi Përgjegja – Dialog me miken E..

No Comments Argëtim Letersi

Një mike e re
me drojë e çiltërsi,
pasi kishte lexu poezinë e radhës.
Më shkruan:
si mundesh xhaxhi Abdi,
shkruan poezi ia del dhe punës…!

U befasua
nga puna ime e vështirë,
realisht kështu ka qënë gjithmonë .
I shkruajta:
kush vuan shkruan poezi të mirë,
nga shpirt i vuajtur lind varg balsam.

Krahasoje
për pak poetin me Bletën,
në çdo lule ndalon merr nektar.
Në mjaltë e kthen në mënyrë të fshehtë,
pa zbuluar deri tash nga ata që e hanë…!

Kështu,
moj mike janë dhe poetët,
me vuajtjen e gëzimin bëjnë alkimi.
Veçse me një ndryshim nga bletët,
s’prodhojnë mjaltë por libra me poezi.

Miku Artit
Koplik 23.07.’14.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *