Home

Lajme

Abdi Përgjegja – Shkodra në verë.

No Comments Argëtim Letersi

Kisha kohë pa dalë natën nëpër shkodër,
në shoqëri me të dashurën biçikletë…
Pasi piva një kafe tek kisha e madhe,
ndala pedalimin në qendër pjacë ..

Para Colosseut
pedonalja zhurmonte,
përballë hotel Rozafës kishte muzikë…
Një çift të moshuarish me një qenush lozte,
ndriçonte pjaca si të ishte mesditë…

Vazhdova pedalimin me miken time,
me cigare në buzë ajo një gërvimë të lehtë !
Ecja kuturu zhytur në kujtime,
mbi tri dekada kaluar në këtë qytet…

Kalova nga lulishtja para Universitetit,
ku dikur pata ndal një zeshkane..
Për herë të parë mu mor goja prej sikletit,
e një zë i brendshëm më tha: vetes ja bane…

Më kujtohet si u mundova gjithë natën,
pa mundur të qetësohem,pa gjumë në sy…
Nga mëngjesi dikur i shkruajta ca vargje,
ja dërgova me gazetë se vetë s’kisha siguri.

Kisha kohë pa dalë natën vonë në shkodër…
shpesh dëgjoja se verës ka “pak jetë”..!
Ju betohem kjo është gënjeshtër,
Shkodra natën,është ma i bukuri qytet.

 @Miku Artit 

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *