Nuk më ndjell me orgazëm fjalësh,
mos u lodh, se nuk jam trilobit,
nuk jam as specie e ngurtësuar,
nën trillet që qytetërimi rrit!
S’ma pranon dhimbjen as krenaria,
përderisa djallit i them prit,
për aq larg sa do më rrijë,
i them mallit mos më vrit!
Nuk ma kupton askush shpirtin,
as gjuhët me të cilat flas,
kur flet dhimbja si lule prilli,
dhe drita e shpresës plas!
Të duash të dashuruarin,
që për frymë dhimbjen ka,
mos ia këput ëndrrën saponisur,
as me fjalë as me shaka!
BĂ«n mĂ«kat pĂ«r at’ Zot,
si flatrat e një fluture fikur,
nën zdërhalljen e saj të çartur,
humbur në mallin e mpiksur!
Flake tutje të keqen,
gëzohu brenda mundësisë,
ligësisë mos i jep vëmendje,
përkushtoju mirësisë!
Nuk i bëj duva djallit,
nuk përmjer as në parajsë,
sepse dritat ligësisë ia kam fikur,
dhe frymë i jap vetes pa masë!
Trembur e shprishur,
copshqyer e rrëkëllyer,
Shpupurisur flokësh,
nga e bukura s’mbetem fyer!
Ndaj dhe stresi nuk më ha,
se kapakun ia kam vënë,
kam arsyen si një blind,
të tjerat pas i kam lënë!
Nuk shpërfillet mosmirnjohja,
kur një kleçkë ke në sy,
të djegësh veten nga padija,
kjo është problem veç për ty!
Gj. Jorgaqi
Burimi/Facebook/Autori