Home

Lajme

Ira S. Kurti – Traditat dhe zakonet tona

No Comments Argëtim Histori

Ruajtaja e traditës Kombëtare është detyrë e çdo qytetari që nuk pranon asimilimin, shpërbërjen drejt zhdukjes së kulturës vet! Mendoni sa të rinj e të vjetër I njohin traditat tona të dasmave apo mortjeve (vdekjeve)?
🍬🥂🍪 Dasmat Shqiptare brez pas brezi janë shoqëruar me muzikë e valle. Karamele, llokume, pije. Dhe kur përcillej nusja prap me dajre e muzikë shoqërohej.
Në ditët e sotme të dhëmb kur shikon se si I bien burive të makinave duke krijuar një dhimbje nga ndotja akustike! Ku shkoj tradita jonë e bukur?
🍽🦪☕️Funeralet Shqiptare kishin vajtimin me valle për trimat, vajtimin e grave, i vdekuri qoftë burrë apo grua trupin e kishte te dhoma grave. Kur kalonte kortezhi në rrugë deri te banesa e fundit në varreza, për cilindo që bëhej varrimi, njerzit të panjohur ndalonin makinat, biçikletat e ça të kishin dhe rrinin gatitu për të dhënë lamtumirën e fundit një shpirti që kishte jetuar në këtë Tokë me të mirat e këqiat e tij. Nuk kishte gjykim prej asnjërit e as për asnjë. Nderohej njeriu që nuk do frymonte më. Tani kur unë zbres nga biçikleta për të bërë këtë nderim, më shohin si UFO sikur nuk e njohin fare traditën.
Kurse makinat pa pikë respekti I futen kortezhit në mes edhe duan të parakalojnë!! Çu bë me traditën tonë?
KM I Kosovës, Albin Kurti më 2020 shkruan:
“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.
Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.
Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.
I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.”

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *