Home

Lajme

Bukurije Bucpapaj – A je zan , a je njeri.

No Comments Argëtim Letersi

( saterike ) , në dialektin e Tropojës , keni durim ta lexoni.
1-
Ka zbrit bora prej Shkelzenit,
hijeshi m’i dha krejt venit,
Vjen bardhoka shtojzovalle,
tuj k’ndu , tuj k’cy valle.
2-
Kur e kan ndigjue kta djemnia ,
keq i kapi kjo e shkret dashnia,
Kan msy ka erdh njaj i bukri za,
Q’i pa men n’krye djemnin i la.
3-
I’u kan ngjit shpatit përpjet,
me bardhoken jan pêrpjek,
Çka me pa e haj medet ,
shkëlqen si han e pesëmdhjetë.
4-
Bukuria e saj i ka verbue,
sytë e shkrum i ka shitue,
Ndal moj ti a je zanë a njeri,
Kanë fol të gjithë menjiheri.
5-
Ato fjal ,kur i ka ndigjue,
Ka kesh me të madhe za ka l’shue,
Nuk jam hanë e nuk jam zan,
çik Tropoje e rritune në k’to anë.
6-
M’u m’ka lind e rrit nana,
Me i lan pa mend ju o jarana,
Nuk jam lule mos me prek,
po edhe mem zan nuk asht e leht.
7-
Veç k’to fjalê bardhoka i tha,
Pa mend, pa fjalë zanushja i la,
Jam çikë rritun n’ malsi,
Të çoj te kroni e s”tla me pi .
Autore
Bukurie Buçpapaj
24.7.2022.

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *