Home

Lajme

Fadil Lushi – “RROFTË MILETI PA BR*KË!” (tha, Mitrush Kuteli)

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!

Në shtetet skandinave, thonë se, mishshitësit nuk e hanë ‘suxhukun’ e tymosur, ndërkaq politikanët fjalimet e tyre, të dala si lajm nëpër gazeta, fare nuk i lexojnë! Që të dy palët e dinë shumë mirë sesi janë përgatitur ato, ku janë përgatitur dhe për kë janë dedikuar! Sot, të heshtësh a të mos heshtësh, të shkruash a të mos shkruash me e pa ‘tamam’, askujt nuk i plas fare, ta bësh a të mos e bësh punën me ndërgjegje të pastër, dije se njerëzit që i ke përreth kanë me të konsideruar si të marrë, të flasësh me zë të lartë e të çjerrë për katrahurën që na ka kapur për fyti dhe për “topat e kandarit”, sot të ngresh krye kundër pushtetit të “mbretit” ose kundër një autoriteti të pamerituar, është njësoj si ajo puna e strucit, i cili, për t’i shpëtuar rrezikut që i kanoset, fut kokën në rërë, sot të bësh moralin, nuk çon peshë, sepse asnjeri nuk të dëgjon dhe nuk të bën ‘hesap’, sot të bësh shkrimin me “surrat të dyfishtë”, nuk çon peshë, sepse kjo askujt nuk i hyn në punë.., sepse.., akëcilit, shpirti i ka ardhur në majë të hundës…, dhe sot të shkruash, të flasësh, të dalësh “lugat e tebdil”, të ulërisësh dhe të ngresh krye, të bësh moralin, të bësh punën me nder.., e të tjera të bësh!?, mua ma kujton atë ‘çudinë’ e mbretëreshës së llastuar të Danimarkës, njëqind vjet më parë, kur këshilltari i saj i kishte thënë se: “Populli kishte dal në protestë dhe kërkonte bukë, ajo ishte përgjigjur e habitur: Duan bukë!? Po pse nuk hanë biskota!”.
Teksa isha duke ‘përfunduar statusin’, gruaja e shtëpisë, më tha: “Ore, ç’pate sot që nuk e hape gojën!” Ia ktheva: Po ç’pate ti, që sot e gjithë ditën e Perëndisë nuk e mbylle fare atë tënden gojë!?
“Rroftë” shovinizmi mashkullor dhe pak “Dovleti!?”

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *