Home

Lajme

Lazim Destani është një ambasador nderi i kombit shqiptar në botë!

No Comments Lajme Opinion

Lazim Destani financoi “Shqiponjën” në hyrje të Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë (nëntor 2012), një nga memorialët më të veçantë, simbol i bashkimit kombëtar!
Falë ideimit dhe financimit të Lazim Destanit (i ati i aktorit Blerim Destani), kryeqytetit shqiptar Tiranës ju shtua skulptura monumentale e shqiponjës dykrenare, e cila u kthye në një ikonë jo vetëm për Tiranën, por për mbarë trevat shqiptare, ku modeli i së njëjtës “Shqiponjë” është vendosur në Kosovë, Mawedoni, etj..!
Në fjalën e tij ditën e ceromonisë së vendosjes së shqiponjën më 26 nëntor 2012, Lazim Destani ndër të tjera tha plot emocion:
“Për lirinë e vendit, të parët tanë dhanë gjithçka nga vetja. Ne ma mbetet ti kujtojmë sakrificat e tyre mbinjërzore dhe të zhvillojmë ekonominë e atdheut, për ti siguruar lumturinë brezave që vijnë.
Kontributi ynë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të trojeve tona është mirënjohja më e mirë ndaj përpjekjeve brez pas brezi dhe amanetit të të parëve tanë për ta bërë Shqipërinë të lirë, të pavarur e të fuqishme.
Në këtë moment te veçantë për mua, për familjen time falënderoj Zotin që arritëm t’ia dhurojmë kombit këtë shqiponjë dy krenare , të cilën çdo shqiptar e ka në zemër!
Sot, dëshira më e madhe e çdo shqiptari është të jemi të bashkuar. Bashkimi është proces që ka filluar”- theksoi Lazim Destani në fjalën e tij!
(Shqiponja prej çeliku me lartësi prej 10 metra, e vendosur në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, është hequr pas disa viteve, kur filluan punimet e ndërtimit të mbikalimit të ri, në atë vend, por modeli i asaj shqiponje sot vazhdon të jetë ikonë, simbol në mbarë trevat shqiptare )!
Ju kujtojmë se atdhetari, humanisti, filantropi i shquar, Lazim Destani, është një nga shqiptarët më të pasur i njohur ndërkomtarisht, me bizneze në shumë vende të botës, por është edhe një nga humanistët dhe patriotët më me vlera që ka kombi shqiptar! Lazim Destani njihet si një filantrop me vlera të veçanta, i ndjeshëm ndaj problemeve sociale dhe kontribues i devotshëm në zgjidhjen e çështjeve të prekshme për komunitetin. Familja Destani kontribuon çdo vit, duke dhuruar një pjesë të fitimeve për qëllime bamirësie
Falë iniciativave të tij ka dhënë një kotribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e shkollave, apo në mbështetje të aktiviteteve kulturore dhe me karakter kombëtar. implementimin e iniciativave mjedisore e komunale dhe duke dhënë ndihma të ndryshme humanitare.
Lazim Destani, njihet gjithandej për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në çështjet dhe mbështetje të zhvillimet të komunitetit shqiptar, si dhe një biznesmen i suksesshëm, në rangun ndërkombëtar , i cili njëherit është edhe Kryetar Bordi i disa kompanive të njohura në gjithë botën të drejtuara nga familja e tij.
Lazim Destani është një ambasador nderi i kombit shqiptar në botë! I nderuar me çmimin “Nënë Tereza”për merita dhe kontribute të pakrahasueshme në mbrojtje të çështjeve dhe interesave shqiptare në të gjithë botën, për lartësimin e flamurit dhe të kombit shqiptar, si dhe për filantropinë e paçmuar ndër dekada, në të gjitha trevat shqiptare!
( Lazim Destani është nga Tetova, me origjinë nga krahina e Fanit të Mirditës, vendorigjina e At’Gjergj Fishtës dhe Anton Çetës)!

Burimi/Facebook/Vllaznit Domgjon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *