Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – ** P A B E S I A **!

No Comments Argëtim Letersi

Pjellë e keqe e ligësisë !
Je e kundërta e dashurisë
Me ligësitë, gojën”bilbile” !
Si mund t’jesh, kaq katile ?!

“N’shtrojën” tënde, s’ka besim !
N’ecejakët, qënke “mallkim “!
Si e nise e ke bitisë
Bijë e ligë e pabesisë

Shih me sy e plas me zemër !!
I pabesi ka tjetër emër !
Si gërshetokan, e mira me t’keqën ?!
Shih “katruvën”, vëri vegjën !!

Mëndou mirë e zgjidh e merr
Më mirë n’drtë, apo në terr ?!
Nuk e di: kujtë t’i besojmë ?!
Me “ligësi”, sofrën ta shtrojnë !*

Bëje një t’mirë e hidhe në detë
Dashurinë: do ta gjësh vetë **
Aqsa vite, do të rrosh
Dashurinë besnike, do ta kërkosh **

Me, 24 korrik, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një fotografi nga afër e trëndafil dhe natyra
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *