Home

Lajme

Rudi Berisha – KUR PRANGAT BËHËN DRITË PËR POPULLIN

No Comments Argëtim Letersi

(Adem Demaçi)

Kur duart tua të bardha i lidhen me pranga
Këmisha jote u la me gjakun e trupit tënd
Në sy të tu munde frikën me guxim o trim
Një jetë nga TY për një dritë të ndezur në atdhe.

Ushtar i palodhur në shërbim të popullit shqiptarë
Kalorës nëpër rreziqe po udhëtoje përditë o trim
Për t’i dal zot atdheut të robëruar nga armiqtë serb
Adem Demaçi qëndruat i palëkundur në rrugëtim.

Në kohën kur disa kishin frikë edhe nga hija e vet
Ju ecët për të lenë gjurmë nëpër tokën e atdheut
Atëherë kur duar t’i lidhen e të mbyllen prapa grilave
Ju Adem u bëtë një qiri i ndezur në atdheun e errësuar.

Ne gjithë atë errësirë ju po bëni dritë o Baca ynë i madh
Drita juaj përqafoj e gjithë Kosovën tonë të dashur
Prangat që TY t’i lidhen duart u bënë dritë për popullin
E drita e përfshiu e gjithë Kosovën tonë martire o trim.

Trimat nuk kanë kujtim të ditëve të vdekjeve të tyre
Por trimat e heronjtë kanë ditë vetëm të datë-lindjeve
Heronjtë e atdheut jetojnë përjetësisht nën aromën e luleve
Luleve të ujitura me gjak e të lindura në tokën e artë.

Kur toka shndrit në rreze e populli kthehet në buzëqeshje
Bardhësitë e trimave që prangat behën kurorë në sheshe
Ku sheshi lind burra të mëdhenj si TY Adem Damaçi
Edhe qielli i kaltër ka gravurë emrin tuaj prej një Çlirimtarit
Emrin me të bukur në nderim për TY Bacë Adem Demaçi.

Autor i vargjeve ” Rudi Berisha
Dardani, 26 korrik 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *