Home

Lajme

Trandafile Molla – Shqipëri, moj mbretëreshë!

No Comments Argëtim Letersi

Si gjithmonë krenare zotrote,
vendi i lasht në kontinent,
vetëm e vështirë qe udha jote,
me trimëri, me pushkë e pendë.

Shqipëri, perlë e çmuar
negociatat nise sot,
labirinthet duke kërkuar,
mes dallgësh, nëpër shqotë.

Erdh kjo verë, verë e artë
muaj korrik plot begati,
burrë i shtetit, lis i gjatë
fjalë shpuzë, s’ka si ai.

Flamuri shtuar në kurorë,
është më i vjetri larë me gjak,
burra e gra shtrënguan dorë,
në BE u ndez zjarri në oxhak.

Me guxim shaminë do tund,
dhe me yjet vallen do marr,
do ta pijë dollinë me fund
për shtetin tim shqiptar!

Kjo jehonë të marrë malet,
të ushtojë në qiellin e hapur,
këngë e ëmbël edhe vallet,
të buçasin pa u ndalur.

Moj e bukura zonjë e rëndë,
ballëlart, plot hir je vesh
në mes shoqesh ke zënë vend,
Shqipëri moj mbretëreshë!

Dhe nga zemra jap urimin,
mision të pandalshëm e mbarësi,
të gëzosh në Europë bashkimin,
moj e shtrenjta ime, Shqipëri!

       Trandafile Molla (Baja)
                D u r r ë s

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *