Për Miket dhe Miqt e mi të rinj kryesisht.
“Çeta e Profetëve”
“Zoti,nuk i dëgjon ata që i luten n’gjuhë t’huaj”.
Jo rastësisht i dha gjuhën cdo kombi n’këtë Botë,
Secili të flase gjuhën e tij, i lirë e t’mos vuaj,
se Zoti nga “fëtyrëngjyra” njerëzit s’i njeh dot.
Katërqind e ca vjetë kur u thanë këto fjalë
u shqiptuan nga Shqiptari në Shqiptarisht.
E po kaq vjetë të huajt kurrë nuk janë ndalë,
Gjuhës së amël Shqipe t’i venë ndonjë bisht.
Katërqind e njëzet e nëntë vjetë kanë kaluar,
kur Gurabardhësi i Matit foli me zë Hyjnor.
Ne gjuhë të huaj kurrë zoti s’ka me kuptuar,
Se në listën e gjuhëve,Arbnoren ka të parë.
Nga gjithë gjuhët e Botës lutjet na i mësuan,
në qindra vjetë provuam e ju lutëm Zotit.
Dhe pas kaq shumë vjetesh “gja” s’kuptuam,
e të gjitha lutjet Tona shkonin drejt kotit.
Asgja s’ka ndryshuar mjerisht pas kaq vjetësh,
e tre “B” ve të mëdha ju drejtohem në agoni.
Bashkë me Buzukun,formoni “Çetë Profetësh”
të lutemi në Shqip ndoshta Zoti ka me na ndi..!
Miku Artit.19 tetor ’13.
Burimi/FacebookAutori