Home

Lajme

Dashamir Uruçi – NE SHQIPNI,NUK ASHT KEQ ME KENË “NON GRATA”…!

No Comments Lajme Opinion

Me NON GRATËN nr 2 te doktor Berishes, mendja me shkoi ne kohen e komunizmit,ne kohen e keqmarrdhenieve te KINES me SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES.
Sa here qe flota ajrore amerikane shkelte hapsiren ajrore te Kines,qeveria kineze nxitonte te bente nje “paralajmerim serioz”.
Numri i ketyre paralajmerimeve u rrit se tepermi sa kaloi nga qindra te tilla,ne disa mijra.
Njerezit u mesuan me paralajmerimet serioze te KINES e ne Shkoder filluan barcaletat.
Amerika vazhdonte me shkeljet e hapsires ajrore dhe Kina e pasonte me nje paralajmerim tjeter,serioz.
Asgje nuk ndodhi atehere e sot,kjo beteje politiko-diplomatike eshte shuar dhe as nami e nishani nuk i ka mbetur pas.
Ka disa vite qe ne Shqiperi flitet per afera,korrupsion flitet per njerez qe kane prekur edhe sigurine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne krye te listes eshte vene ish presidenti Berisha dhe presidenti i sapo larguar Meta.
U bene shume vjet qe emrat e tyre merren neper goje nga Media dhe politika shqiptare.
Nuk do ti futem bëmave te kahereshme por do te merrem vetem me finalen.
Ish presidenti Berisha eshte rizgjedhur kryetar i Partise me te madhe opozitare ne Shqiperi.
Me mbi 40000 votues,ai eshte rikthyer ne faktor te rendit te pare ne politiken shqiptare dhe “kandidat i pakonkurueshem”per te qeverisur Shqiperine.
Europa dhe Amerika bashke vazhdojne me nongrata te cilat ka te ngjare te kthehen njelloj si dikur “paralajmerimet serioze” te Republikes Popullore te Kines.
Sot,presidenti i porsa larguar Meta e tha hapur qe une nuk pyes per NONGRATAT e askujt.
Ai e tha hapur qe pavaresisht nga vleresimet e te tjereve,ai do te respektoje vullnetin e shqiptarve ne te gjitha fushat,mbase eshte e vertete.!?
Ai sot shkoi edhe me tej duke kerkuar nga Media qe te mos merret më, me historikun e NONGRATAVE.
Eshte i njejti njeri, medemek me dosje te kopsitura ne Amerike qe ftohet dhe mban pershendetjen kryesore ne festen qe organizohet brenda selise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Dikur levizjet politike e diplomatike te Kines i kemi quajtur KINEZËRI.
Po keto te SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES çfarë duhet ti quajme.
Mbase ka ardhur koha ta rrisin shkallen e pavaresise,te rreciprocitetit e dinjitetit kombetar;ta kthejme kryet nga njeri tjetri e ti sherbejme bashkepunimit gjitheshqiptar dhe interesave tona thjesht kombetare.
Jemi shume te vegjel e behemi qesharake kur merremi me punet e PLANETIT TOKË…!

Dashamir Uruçi,
Tirane,Korrik 2022.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *