Home

Lajme

Luke Luka – PAK HUMOR E FOLKLOR

No Comments Argëtim Humor

Alush Aga, si shumica e djemve shkodrane, ishte martu ne moshe te pjekun, afro te katerdhetave!
Nusja, e cila njifesh prej dhanderrit vetem diten e mbas darmes, kishte qellu me nji bukuri te rralle, ne harmoni te plote me kangen “Sa e bukur na ka dale nusja”
E bukur ajo, per bukuri!…
O marshalla, marshalla!…
Paska shtatin si selvi , paska hunden miskavi, paska faqet si gurabi, paska gojen o si kuti, paska dhamet si inxhi, paska vetullat si gajtan, paska synin si filxhan, paska ballin perishan!..
0 marshalla, marshalla!..
Ma gezofsh nusen o dhanderri i ri!………
*
Kur Alush Aga, pau gjithe kete bukuri, mbi te gjitha nji gjoks bashkohor 😅,kete dhurate e donte veç per vehte, prandaj urdhenoj qe e shoqja te mbulohej ne fytyre! Ajo mund te komunikonte vetem me njerezit qe ia lejonte i shoqi, fanatik e teper xheloz!?…
Por çdo njeri lind me fatin e tij (te varun ne qafe thone arabet)!..Nusja e re dhe e bukur, mas nji viti vdiq!
*
Kjo gjendje prej vejani, nuk i shkonte per shtat Alush Ages namuzli! Me ndihmen e miqeve te tij, nuk e pati te veshtire te gjente nji nuse tjeter.
Simas zakonit, masi maroj darsma, ne xherdek, nusja e dyte zbulohet para Alush Ages!
(Njerezit jane te perbame prej se njajtes lande, por jo prej te njajtes forme!- vetem kur shkundet thesi, merret vesht se a asht pluhun apo miell?)….
Alush Ages na i doli pluhun:
Sheh nusen e re , nji skrraje e holle dhe e thate si bisht shise, nji goje si gryke stjolli, hund kerrabe e sy shelline,faqet si fele b*..the!
Kuku medet,tha,çka me gjet?😅
*
Nusja gjithe edukate i bani nji pyetje Alush Ages gjithe amelsi:-

  • Me tbuej i dashtun burre, me cilet njerez e te afert, miq e kushrij, mund te shihem pa u mbulu?
  • Tregoja fytyren kujt te duesh, mjafton qe ate te mos ta shoh une!- u pergjegj Alush Aga i deshperuem!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *