Home

Lajme

Miho Gjini – NJË RIT FETAR NË KISHËN E IMPROVIZUAR

No Comments Argëtim Histori

Kjo ngjarje fetare,-që bëhej në fshatin tonë në jetë të jetëve, sa e pati kohën Atë Vasil Xhani, po edhe vetë kisha e Piqerasit që u prishë nga vandalë anti -kulturë e anti-Krishtë,-thuajse qe harruar vite të tëra. Me një ripërsërritje të mëvonshme, kur u hap kufiri jonë jugor dhe befas e pamë veten në turmën që vërshoi drejt Greqisë, ku edhe ky rit i shenjtëruar që lidhej me pagëzimet dhe me kurorëzimet, bëhej me përsosmeri, në po ato kisha të madhërishme e me akustikë qiellore që ka vëndi Helenë. Por ja, afro 30 vite më parë, edhe në PIQERAS, në atë hapësirë midis dy pallateve të “vullnetarëve të Enverit”(me hapje-mbyllje taracash!), tek u sajua edhe “kupola” e një kishëze, me dy murret anësore, me një rradhë ikonash të ruajtura nga plakat e fshatit dhe me një njeri të mirë nga Lukova të “pagëzuar” si prift, pas vendosjes së rregjimit DEMOKRATIK. Ashtu si një dëshirë njerëzore, brënda një riti fetar të hershëm , qysh kur iu bë edhe vetë Jezu Krishtit, kur lindi nga Maria e Shenjtë, si edhe të pagëzuar me ujët e lumit Jordan…Dhe nisi të “mari jetë” dhe këtu në Piqerasin tënë të braktisur edhe nga banorët e saj, po edhe nga vetë PERËNDIA!. Këto rreshta i shkruan një ateist , si unë, që nuk e quan të “tëpërt” festën e ortodoksisë , kur jeta bëhet kaq e varfër, me fare pak festa e gëzime, ndërkohë që ceremoni të këtilla ngjasojnë dhe me festat e hershme pagane,në ngjajshmëri edhe me spektaklet teatrale, si diçka shpirtërore, që transmentojnë gëzimin e jetës…
E kemi fjalën për dy pagëzime të jashtzakonëshme të dy të rrinjëve, që pasohet edhe nga martesa e tyre, po në atë ditë!Midis vajzës Fotini Roshi nga Shën Vasili, si edhe të djalit Piqerasiot Aleks Qendro në Kishën e “Shën Thanasit” në vitin 1993, më 26 të shtatorit… Qe një eveniment i veçantë dhe as i bërë e as i dëgjuar më përpara. Festë e vërteë fetare, ku u mblodhë i gjithë fshati, i madh e i vogel, ku mbrritën edhe dy autobuza me krushq, si edhe dy vetura me kumbarë prej fshatit Neo Hori nga Amaliadha e Greqisë. Për një meshë sa më dinjitoze, Ksenua,-i ati i djalit,- thirri aty edhe priftin e Çukës Papa Kosta. Në prani edhe të nunit të Fotinisë, Jano Priftin nga Piqerasi. Po realizohej kështu, për të parën herë, pas 26 vitesh që nga prishja e kishës ,një Festë Fetare e këtillë!… Kjo ishte edhe dëshira e Kseno Qendrit,-njeri i nderuar, që punonte atëhere, për shumë kohë, në “Postën e Piqersasit”, nganjëherë edhe si mësues në shkollën fillore, kur e lypte nevoja.. Po aq i përsosur e njerëzor, me shpirtin e madh, sa dhe dy vëllezërit e tjerë të tij: Illua, moshatar me mua, shoku im i klasës fillore, si edhe Kristua, ëngjëllor , sa edhe vet Krishti që i kishte marë dhe emrrin!.Tre vëllezër shembëllor, që nuk i vijnë më këtij fshati, ku është e pamundur që të mos hyje mes tyre edhe “Shejtani i Përroit”!
E mbaj mënd mirë Kseno Qendrin, si burr të mënçur e të kulturuar, i cili edhe fjalën e kishte të matur. Që dinte të bënte edhe humor!Ai kishte një ndijesi fetare, frekuentonte rregullisht Kishën e Fshatit dhe dëshironte që, njerin prej të tre fëmijëve te tij , Aleksin, ta kishte të martuar me kishë. Një ëndërim i hershëm që kishte edhe lezetin e vetë, duke sjellur në shtëpi një bekim hyjnor e mbarësi .Pa le të ishte kisha e “re” një sajesë e improvizuar, me ikona të mbledhura nga besimtaret e fshatit e me nje prift fare të ri që dhe zërin e kishte ende te hollë e të paformuar , sikundër qe Papa Leka i Lukovës.Kjo ishte edhe arësyeja që ai do të thërriste nga Kisha e Çukës në Sarandë,edhe priftin e dytë…
Çfarë kishte ndodhur? Aleksi,-një djal i hijshëm e shtat lartë, të cilit sapo i kishte” dërsitur”edhe mjekëra, i’a kishte vënë syrin nje Vajze nga Shën Vasili,-që atëhere quhej Përparim,-një vajze të hijshme dhe ajo, me tipare të zeshkëta, që ngjante si “e prerë me gërshërë” për këtë bukurosh nga Piqerasi…Atë ditë fund shtatori , kisha e sapo sajuar, me dy priftërinjë brënda, u mbush me njerëz të malluar për këtë atmosferë të harruar që nga martesat, me kurorë në kishë, që i bënte dikur Toti i Xhane , para se t’i vinin kazmën kishës, e riteve të saj të shënjta, që sillnin veç kënaqësi e gëzim të papërshkruar, në atë varfëri të tejskajshme që kishim në mjerimin tonë të asaj kohe. Në kishë nuk kishe ku të “hidhje mollën”! U përhap tymi i temjanicës e u ndezën llambadaret e bardha. U vendos qetësia e nisi menjëherë liturgjia e të dy priftërinjëve. U shtrua një çarçaf i bardhë si dëbora dhe u vendos në mes kolivistra nga Naçi i Prifte. E para u pagëzua Fotinia e pas saj edhe Aleksi ,në një ceremoni e atmosferë prekëse. Do tu shënohej kryqi në ballë, nuses me dhëndërin, që do të visheshin me rrobat e tyre më të mia nga brënda Altarit, dhe do të vinte paskëtaj ai çast i shënjtëruar i vedosjes së kurorave të bardha mbi kokat e të lumturuarve… E u bë ajo vërtitje para Altarit ,si në vallet hijerënda e nën breshërinë e orizit që hidhej mbi ta..Atmosfera u ndezë nga një lumturi e përgjithshme, si e zbritur nga qielli, nën atë kupolë të thjeshtë kishe, pas rrënimit të djeshëm e buzë një jete të lirë që sapo kishte “hapur perdet” e veta…Afro 10 vite më vonë, do të pagëzohej po këtu i biri i këij çifti të mrekullueshm, LLuka Qendri…
Të gjithë këtë histori prekëse, jete e dashurie, përmes një riti fetar, do ma rrëfente Fotinia e veshur në të zeza, 40 ditë si kishte përcjellur nënën e Aleksit, Sofinë, për në “banesën e përjetshme”, po nëpërmjet një ceremonie të tillë liturgjike në kishën e thjeshtë të Piqerasit.Ndërkohë që, në atë periudhë të lemerishme, i zbrisnin me litarë arkivolet, direkt e në gropën e hapur, si gjatë periudhave prehistorike!Tek na shërbente një djal shtat lartë, i veshur edhe ai në të zeza, Lluka, po ai djal që u pagëzua po në atë kishëzën ku ata, prindët e tij të shtrenjtë, vunë kurorë.. Ai tani studjon fizikë në Universitetin e Athinës, ndërkohë që arsimin e kulturën universitare e ka përfunduar edhe djali i tyre më i madh, Ksenua, që i ka marrë emrrin gjyshit të tij, aq të devotshëm, në kseniti…. Përbri të dy djemëve të tjerë, i veshur edhe ai me të zeza, qëndron djali më i vogël i tyre, Angjelo. Ata rinin në këmbë aty, në atë atmosfere kortezie, veshur me kostumin e zi , pas asaj ceremonie të dhimbshme të përcjelles së gjyshes së tyre që e donin aq shumë. Kur e donin dhe e respektonin, duke e përcjellur drejt varrezave të “Shtodhërit”, gjithë banorët e Piqerasit, kudhësjoten e nikoqiren e mënçur e po kaq të thjeshtë, bashkëfshatarët e Kseno Qendri Plakut, ikur edhe ai vite të tëra para saj. Në këtë ripërtërritje jete, kur Aleksi me Fotininë e me të tre djemtë, janë duke përballuar edhe emigrimin në dhe të huaj, quajtur KSENITI nga vet vëndasit. Por që të gjithë ne vdekëtarët, jemi mbledhur tashmë këtu, në një verandë të shtëpisë së tyre që ndodhet në fundin e fshatit, jo shumë metra me lartë se “Ulliri i Lotëve”, duke pirë kafe pa sheqer, nga ku duket sikur e ke nën këmbët e tua, detin e gjërë, poshtë qiellit të ndezur nga “Java e Gurit” e ditëve të nxehta e të tmerrshme të fundkorrikut dhe nën hijen e rënd të “krahëve gjigande” të një arre të vjetër….
Piqeras, më 27 korrik 2022

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *