Home

Lajme

Poezi nga Vildana Dibra Zhubi

No Comments Argëtim Letersi

E kemi Spanjën, e kemi Turqinë e kemi gjithë Evropën,
Nji pushim, dreqi ta han, me shku e me pa botën !

Ama jo ,trupi e mendja shkon aty ku dojnë ndjenjat e mija .
Zemër o kjo!
Po do me u ngi e me u ç’mallë,
T’shkojmë edhe denji ditë sa pleqt janë gjallë!
Pak da hajdije, da euro e via ka shpija !

Me u ç’mallë bac , me u ç’mallë dona
Me gjintë, familjen e tokat tona!

A thu i bjen nanës ky fustan ?
A thu baba ka nevojë dimnit për nji xhamadan ?
More verë isht, verë , ka kohë sa t’ven dimni
Shkojmë opet,
Po nejse, le t’i gjindet, ku me ditë a e gjej deri në dimën plakun e shkret?

Hajtë se Primarku s’i ka aq kvalitet
Po shkojmë deri Marks & Spencer, diçka ma t’mirë me gjet!
Janë plakë , janë plakë e ku me ditë
Janë lodhë të shkretit ,tuj na percjell e tuj na pritë .
Ke dera rrijnë e me sy n’dritare
Tuj prit bir e bija që kanë dalë me fitu do bukë e mu ba idare!

E ku me ditë t’tshkret sa e mallkojnë vejdin!

Me na nal mos me dalë….. kivet kishin ,po dikush duhet me dalë,
Secila shpi nji jabanxhi jashtë e ka nga kjo mahallë.

Për t’madhe mos na merrni, se pak fryhemi kur vijmë,
Por e kemi nga gzimi, si fmija bahemi edhe vet e dijmë.
I numrojmë ata ditë i numrojmë si tespiq për çdo ditë,
E aq shpejtë kalojnë sa çil e myll sytë!

E dojmë guzhvën, kallabllykun e kemi në gjak,
A jemi popull i rrallë, a jemi t’mallkum,
ose me vujtë kemi marak ?

Se di, se di as vet!
Kurrë nuk kam mujtë këtë enigmë me e gjet!

Prap kthehemi ktu e vazhdojmë me hallet tona
E ala pa shpalu valixhet nisim e shikojmë
Vizz Air dhe tjera aviona!
Me autobus fort rrugë e gjatë
Ama kur të merr malli, blen biletat e hiç nuk e matë !

Veç do bukë , do fli e do mantija
Pak erë t’ Kosovës, t’ Ulqinit, Durrsit e prap kthehemi aty ku na lindën fmija!
Ke arabi e turku i blejmë da speca edhe vetë
Po për Zotin ,atje çdo gja ka tjetër lezet!
Edhe a di sa shtrejtë i pagujmë ?

Zor që kthemi ma, zorë,
Por bile kur vijmë ,si me na u hjek malli me dorë!
Se vjen nji ditë edhe plakemi kadal
As nuk vijmë ma, e as nuk mundemi me e hjek at mallë.
Sa herë që mendoni që ju rëndojmë me salltanetet e jona,
Mos harroni kurrë se aty janë edhe tokat tona!
Ju pa ne disesi edhe mundeni me ia dalë ,
Po na dreqi ta marrtë ‘ ku ta çojmë këtë mallë ?
Edhe mos u gzofshit ju kur na vijmë
Pragu I derës gëzohet,, thellë në zemër at gzim e ndijmë !

Keni hallet e juja edhe ju, e dijmë e dijmë….

Drunit degtë mundesh me ia pre
Por prap don me u kthy aty ku ka le !

Burimi/Facebook/Gegnisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *