Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – Aty pengoj mendimet

No Comments Argëtim Letersi

Gjarpëronte rruga kodrave të blerta
tutje rëndohej trafiku i makinave.

Zhvendoseshin njerëzit.

Kuiste babëzia mbërthyer nga angështia,
e emigrimi,
pragjet vijonte t’ i linte shkretë!

Mbrëmja zbriste përsëri magjepsëse,
erërat loznin me qepikët e hënës,
krahët mbyllte erashka e një shegu,
e zhurin lagte i njelmëti lot i nënës..

Ah si nuk çahet ky gjoksi im në dhimbje

Avitet mëngjesi me krahë cicërimash,
dallgët atje nuk i reshtin fjalët …
A thua Zoti me dorë e vizatoi
mrekullinë që prishën të gjallët?!

Trishtimi im fanitej me muzgun,
rruga gjarpëruese që fshehte kujtimet,
hapat sa shpejt paskan ngutur vitet,
por kurthet s’i pasan hequr,
aty kaherë pengoj unë mendimet…

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *