Home

Lajme

Bledi Dika – Korrupsioni Mavi.

No Comments Lajme Opinion

Fenomeni ulëritës i korrupsionit masiv mavi, që na shfaqet me ngjyra të ngrohta, eshtë ndryshe. Ai vrapon drejt teje me krahet hapur duke shpërfaqur imazhin e përqafimit dhe duart rrotullohen rrëth qafës fort e më fort duke të mbytur padashje. Të tund e të shkund nën tingujt e qindarkave të fundit që bien nga xhepat e shpuar. Me të njejtat nota, vazhdon me duart rreth fytit valsin që të rrokullis drejt porteve dhe aeroporteve. Nëse ti do të ndjekësh një ritëm tjetër e ke të pamundur, melodia është marramendëse. Si valltar i sprovuar të rri kaq ngjitshëm saqë frymarrja të mungon dhe halucinacionet fillojnë mëndjen ta përpunojnë. Shfaqen kopshte të gjelbërta e të harlisur, ushqim me bollëk, një mirëqënie e papërshkrueshme, mirazhet dhe vizionet lsd nuk kanë kufi. Për këtë arritje narkotizuese korrupsioni është tejet krenar, është mendjemadh, arrogant dhe kërkon adhurim ku të droguarit rrotullohen sonambul rreth totemit mavi me në krye bustin e Zeusit.
Por ja që si në cdo popullatë ka individë imun. Ata refuzojnë të marrin këtë valle. Kështu të korruptuarit shfaqen ashtu sic janë në të vërtetë. Një grup i strukturuar në mënyrë hiearkike, nga Zeusi dhe oborrtarët e tij, tek bajlozët oligarkë dhe ato të sulmit që drejtojnë dikastere e drejtori.
Babëzia, oreksi dhe nepsi i ka bërë këta bajlozë të trashur deri në obezitet. Ashtu të dhjamosur nga zullumi, ata lëvizin yndyrshëm duke ngrënë cdo gje e duke lënë nga pas vetëm eskrementet e tyre.
Ambjenti është tabula rasa, një shkretëtirë e madhe ku pirgjet e fekaleve të tyrë ngjajnë si duna. Nuk mbin më asgjë. Në ato pirgje thithëse është i zhytur tashmë edhe vetë Zeusi që nga trashësia nuk ka më ku të lëviz por mundohet të pluskoj. Në gjithë këtë panorame, ndonjëherë bajlozët e tjerë që gëlojnë aty pranë, defekojnë pranë tij. Për të shpëtuar nga mbytja Zeusi fillon e pret ndonjë kokë baljozi. Por më kot, pirgjet kanë prurje të mëdha. Rreziku është shtuar kaq shumë saqë kutërbimi ka filluar të zgjoj edhe të narkotizuarit me lsd lejla.
Në këto kushte Zeusi duhet të rishpik vetveten për të mbijetuar, duke mbetur ama gjithnjë hyj. Ai nuk e përfytyron dot veten njeri te zakonshëm. Edhe pse i mbuluar deri në fyt e i rrethuar nga dunat e eskrementeve, deliri i madhështisë i projekton në mëndje imazhe triumfuese, pse jo, edhe në maj të atyre pirgjeve.
Gjëndja është e jashtëzakonshme dhe kërkon zgjidhje urgjente. Ai, Zeusi, po rrezikon të mbytet nën fekalet e tij dhe të bajlozëve. Në tokë nuk mbin më asgjë dhe ata, bajlozet, skanë cfarë të korrin më, nga ana tjetër kutërbimi rezikon të zgjoj edhe të narkotizuarit mavi. Kjo e fundit në fakt duket si problemi më serioz.
Zeusi është në hall të madh…
…Ja që në moment të fundit i jepet ndihmë nga Ambasada e Perandorisë Romake që të marrë identitetin e Hyjit të mitologjisë romake Sterculo.
Zeusi vendos kështu të jetë Hyji Sterculo. Sterculo, sipas mitologjisë romake, është zoti i fekaleve dhe i eskrementeve. Ai duhet adhuruar nga njerëzit sepse është kult i plehut e keshtu i pjellorisë së tokave që me shpresë do të fillojnë të mbijnë përsëri.
Sna mbetet gjë tjetër por të falenderojmë Ambasadën Romake dhe të thërrasim lavdi Sterculo-s Hyjit të fekaleve që qendron triumfues në maj të plehut.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *