Home

Lajme

Dy poezi nga Ar Alsana

No Comments Argëtim Letersi

S ‘DO RESHT


Me padurim pres,
që ne të dy
të kalojmë mbrëmje e mëngjese
bashkë pa fund….
e dua që shpirti të ndjej,
se jeta fillon aty
ku zakonisht të tjerëve u duket
,se vdekja po afron e dashuria merr fund

Pres unë të ndodh,
do ndodh kështu patjetër
e vargjet për ty, për mallin,
mos ti hedh më në letër
bashkë t’u këndojmë ninulla,
nipërve të mi e të t’u
se kur rrita tanët,
ty pranë, s’të kisha këtu

Hapat e parë, kur i hodhën
dot s’ja u pe
dhe belbëzimin,
dhëmbin e parë po ashtu
sakrificë vazhdon të bësh
edhe sot, si dje
pak ka ngelur,
mbrëmjeve, mëngjeseve
bashkë do jemi, do jesh me ne

Përjetime nga deti e qielli,
do na tregosh pa fund
për valën, dallgën,
për flladin e stuhinë kur anijen tund
Un’, për tokën, me detaje e imtësi ,
do të ti tregoj të gjitha,
Një më një…..
asgjë pa thënë s’do lë

Jo si sot me ngut,
ngadalë, me radhë të gjitha,
sic di vetem un’, ëmbël e but’
me sy e me zë,…. pa poezi,
fjalë e gërma rresht më rresht, jo më
djegur nga kureshtja, pa frym do të lë
asnjë çast, s’do resht për ty,……..asnjë

N . Ç

LËVIZ CA KUFIJ PËRTEJ


Zgjohem mesnetëve
përhumbur ëndrrash
e shpesh më është dashur
të lëviz ca kufij përtej
Gjakosur gishtat
mes grackash mes gjëmbash
përmasat treten hapsirave,
grafma qelie gjithandej.
Anashkaloj start e finish,
harqe urash zbukuroj me fildish
Shkelmoj pragje,
coptoj metra, thërmoj kandare
shvlerësoj numra ,shpërfill orare
heq e u shtoj ditë, stinëve
ndër dimra e behare.
Thyej dryna, tres çengela
prangat e mëndjes
në kurorë, i ktheva.
Herë me bërxhik, herë me pash
sinorë pa shtyrë s’lash
E zmadhova burgun rreth vetes
e bëra qytet
i egër, angushtues mbeti
tkurrur
sa harta në atlas e një shteti

Labirintheve arratisem për një çast
çukis si zog i lirë fasadat nga jasht
mbushur plotpërplot ato
me vargonj skllavërie
pafund shkruajtur edhe fraza lirie

             N . Ç

Derguar pr botim nga z.Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *