Home

Lajme

PO NA ZËNË FRYMËN!

No Comments Argëtim Letersi

Ishte viti 1996, ndoshta fillimi i pranverës. Kisha shumë pak kohë që kisha ardhur në Vlorë dhe isha i pa punë. Një i njohuri im që donte të më ndihmonte më pyeti një ditë se cila ishte puna që dija të bëja më mirë… “Të shkruaj” i thashë krejt natyrshëm se në fakt ashtu ishte. Ai u kujtua për diçka dhe më tha: – Pa prit, më duket se duan një gazetar tek gazeta e PD-së , njoh kryetarin vemi njëherë?!
Miku im ishte antar i PD-së së Vlorës qysh nga themelimi i saj dhe duke më njohur mua e dinte që nuk do të kisha asnjë kundërshtim të punoja tek gazeta e tyre. E mirë. Shkuam. Takuam kryetarin e degës i cili na priti si jo më mirë dhe na sugjeroi tek dy gazetarët në zyrat ngjitur. Ata gjithashtu më pritën shumë mirë dhe më sugjeruar të përgatitja një shkrim sepse gazeta që dilte çdo 15 ditë për 3-4 ditë dilte dhe isha në kohë… I pyeta për preferencat e tyre më thanë që zgjidhje vetë çfarë problemi do trajtosh. Në rregull…
Unë si unë , i shqetësuar në fakt për ato që po ndodhnin me firmat që sot i konsiderojmë më të drejtë piramidale por atëherë ishte ndryshe, vendosa të bëj një artikull problemor me analizë të gjatë e të gjerë të asaj që po ndodhte dhe duke sugjeruar si zgjidhje depozitimin e lekëve në banka dhe kthimin e Bankës Agrare në një bankë strategjike në duart e Shtetit në financimin e bujqësisë dhe peshkimit si sektor prioritar e strategjik të kohës etj…etj…që nuk më kujtohen dhe aq mirë tani konkretisht.
E çova të nesërmen në mëngjes dhe më thanë në rregull do ta shohim dhe takohemi nesër. Pra të nesërmen.
Miku im që e lexoi artikullin dhe ishte mjaft entuziast për dhe lartësinë që ai e trajtonte problemin erdhi me mua të nesërmen të më shoqëronte ndoshta edhe për t’u mburrur atyre se shikoni çfarë u kam sugjeruar.
Vajtëm. Gazetarët na pritën kokë ulur dhe me zë të shuar më thanë që përgjigjen do t’ua japë kryetari. Miku im u pre. Çështë ky reagim shfryu rrugës nga zyra e gazetarëve tek e kryetarit…
Kryetarit dikush i kishte thënë që kishim mbërritur dhe na priste më këmbë.

  • Ti je komunist!- M’u drejtua mua pa i thënë ende mirmëngjes. -Ju komunistët…
    E ndërpreva. Nuk ndenja gjatë më të por i thashë ca fjalë që ai i do ti këtë mbajtur mend shumë gjatë! Të paktën kështu më thoshte miku im më pas pasi ndodhën të gjitha ato që ndodhën…
    Ishte viti 2002- 2003, ndoshta edhe më tepër, kur na ftoi z. Toçi bashkë me një grup të vogël miqsh letrarë që rrinim bashkë në një promovim libri në kafen tek kinoteatri në kat të dytë. Sigurisht që shkuam. Aty morëm vesh se promovohen libri i një prej atyre gazetarëve. Nejse nuk kishte fare rëndësi…mund të shkruante letërsi kush të donte.
    Por kur filluan të flisnin…flitej për heroizmin e tij në 1997 dhe kontributin e tij të shquar si gazetar në dobi të popullit etj…etj
    Ej! Më njeh mua?!
    U ngritëm e ikëm sepse miqtë e mi letrarë ishin në dijeni të kësaj që porsa tregova…
    Ky, këta sot i ke kudo e po na zënë frymën!
    I ndërrojnë partitë, mendimet, teoritë dhe kapen pas kohës duke ia grabitur kohën e gjithçka tjetër Shqipërisë tonë!

Burimi/Facebook/Keshilli Integrues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *