Home

Lajme

PREK CALI – ( 1878 – 1945 )

No Comments Argëtim Letersi

Në Kelmend me zana mali
E ka rritë shtatin Prek Cali
Ky kreshnik, ky burrë azgan
Trim mbi trim, zëmer luan
Nepër prita, shteg në shteg
Në luftë me turq, në luftë me serb
Për me mbrojtë tokën e të parëve
Prej armiqëve e prej tradhtarëve.

Shtatë krajli ja kan nije zanin
Trimit që mbrojti vatanin
Që luftoj me Krajl Nikollën
Në brez koburen, në krah grykëhollën
Krejtë Malësisë i prinë Prek Cali
Ky vigan, ky shqipe mali
Një pllamë tokë thotë nuk e jap
Për pa e la tetanë me gjak.

Ky Prek Cali trim i rrallë
Çdo furtune i bani ballë
Der sa vinë vitet e tmerrit
Kriminelët e Enverit
Marrë udhëzime prej Serbisë
Ju kanë turrë pa mëshirë Malësisë
Mehmeti Shehu, me brigadë të parë
Vret malësorë, djeg shpija marë.

Në hall ka ra trimi i Kelmëndit
Me i nisë pushkën Mehmet qënit
Se Prek Cali, atdhetari
Kurrë nuk donte gjak shqiptari
Por tuj pa krimet barbare
Pa luftue nuk pat çare
Rrebtë kërset pushka e trimit
Kundër klyshëve të Stalinit.

Mehmet Shehu fjalë i ka çue
I ban thirrje me u dorzue
Ndale pushkën o Prek Cali
Se ju jetën po ja u fali
Ka nisë trimi tuj mënue
Ju thotë shokëve me u dorëzue
Fort po i dhimën do djem të ri
Që luftonin përkrah ti.

Por katilat, pjellë e djallit
Nuk ja mbajnë fjalën Prek Calit
I dënojnë me pushkatim
Jo – s’përkulet hiq ky trim
Para plumbit shkon krenarë
Vdes si burrë, vdes si shqiptarë
Brez pas brezi e djalë mas djali

Nuk harrohet kurr Prek Cali.

Lulash Ara

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *