Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – VENDI IM -Ishmit

No Comments Argëtim Letersi

Shkova larg teje vendi im i hyjtë
Një copëz zemër ende me Ty rreh
Ti madhështor shfaqesh përballë detit
Udhëve e kalave historinë e fsheh…!

O vend i begatë erërash përkëdhelur
O djep që përkunde ëndrra pa fund
Detit plot valë sa hapa kam hedhur
Parfumin ta ndiej që më ndjek gjithkund.

Bujtin në Ty zbrazësi e psherëtima
Fytyra të vuajtura lodhur pagjumësive
trumbetojnë mburrje, ankthi, lemeria,
Mpihet buza nënës, në gji thinjet fëmija…!

Mbi kurmin tënd shkëlqen historia
Shi meteorësh e lumenj të përshkojnë
Emrin – pa cënuar ta ruajnë kalatë
E kodrat në ethe, dhimbjesh drithërojnë.

O tokë e shkelur, e vjelur, e vjedhur,
O etër, gjyshër, që përkëdhelët flokët e mi
O qiell që ylberë sërish di të dhurosh
Bëmëni një vënd në Tuajin gji!

Burimi/Facebbok/Autori

Miho Gjini – DUKE KUJTUAR ESTRADËN E SARANDËS

No Comments Argëtim Letersi

Në 60 vjetorin e krijimit
Një botim të rrallë që do ta quaja “të begatë” këtë libër të regjisorit Vangjel Agora, nën përkujdesjen e Prof.Dr Josif Papagjonit, ndërkohë që ” perdja” e tyre është mbyllur padrejtësisht , një herë e përgjithmonë. Ato lindën e u rritën nën stresin e asaj periudhe shtrënguese, kur e qeshura qe “varrosur” e publiku i donte e i kërkonte me domosdo estradat, si e vetmja kënaqësi shlodhëse, ndërkohë që “litari” i propogandës e i ideologjizmës njëpartiake, shtrëngohej sa vente e më shumë në “fytin” e njerëzve. Dhe errdhi, më në fund,” asfiksia” e tyre, tek Partia i monopolizoi edhe ato, duke i quajtur “Leva të Partisë” e që do të mbylleshin përfundimisht, kur “aguan ditë më të mira”, pas përmbysje së Shtetit të Diktaturës, për të shkuar në varrezat e asgjësë!…Do ta quaja të trishtueshme, për to e për popullin që i pëlqente, si të vetmin dëfrim të kohës, mandejë, duke mos lënë mbi sipërfaqe të tokës shqiptare, asnjë syresh , si art e zhanër sintetik, që bashkonte përmes humorit e satirës që të gjitha artet e tjera, në një shtjellim, po kaq të këndshëm problemor e artistik, me kohën që rridhte e ecte, megjithatë, më ngadalë, pa liri krijimi, shoqëruar edhe “me doganë”. Kur, sido që ishin, me kritikën që bënin përnatë e parreshtur, luanin edhe rolin e njëfarë “Opozite”, teksa ajo thuajse nuk egzistonte! Edhe pse nuk kishim të bënim përherë me “zeje ari”!
Ata e kanë quajtur librin e tyre “AROMA E NJË KOHE QË PO IKËN”, sepse vërtetë që kështu qe, si një “aromë” që të vjen në hundë, mësohesh me të dhe befas ajo të ikën e nuk e ke më.Të 15 estradat profesioniste të vëndit “mbyllen me urdhër nga lartë”(!?), pa lënë asnjë për “be e për shenjë” si art i veçantë, që duhej të ecte e të lulëzonte në “kushtet e reja” të tranzicionit të shtetit demokratik, kur shtetet e tjera, i kishin ruajtur disa syresh , të përafërta me këtë gjini arti shpotitës e dëfryes njëherësh, sikundër janë: teatrot e komedisë, të varjetesë, të Musik Hall-eve, të vodevileve e të operetave gazmore. Vetëm në keyqytetin e një vëndi ish komunist (si Polonia), në Varshavë numëmërohen tani 47 teatro të tilla, ndërsa në një shtet me mbretëri të trashëguar, si Greqia, në kryeqytetin e saj në Athinë, qëndron i hijshëm e madhështor TEATRI KOMBËTAR, qysh prej 150 vietsh,ndërsa nëpër rugicat e Athinës, ka sot me qindra teatro private, të të gjitha funksjoneve e gjinive të tyre!. Kur ne nuk kemi asnjë syresh! Kemi vetëm një “projekt” të mbërthyer edhe ai “për fyty” nga politika grinjare!Dhe një LIBËR të shkruar si ky,- si shëmbëlltyra e vetme e më e qëndrueshme për Estradën e Sarandës, që u krijua në vitin 1962 dhe u “varros” kur digjej shteti përsëri , më 1977-ën! Që na “vjen ndryshe”, pra si libër, atëhere kur nuk e prisnim, në 60 vjetorin e krijmit e në 25 vjetorin e “varrimit”! Me 384 faqe e me 410 fotografi të rralla, 60 prej të cilave janë me ngjyra, e duken si “të gjalla”, në nje botim lluksoz të “TOENËS”. Duke ruajtur , jo vetëm rendin kronologjik, po edhe “ngjyrimin kohor”, bile edhe atë analitik, brënda asaj “kornize” kufizuese e përherë shtrënguese…
Dhe tani kemi vetëm një “dëshmi”të spektakleve të saj fort të këndëshme, këtë libër të mrekullueshm, që nuk e ka asnjë institucion skenik, me përvojë edhe më të gjatë, sikundër janë ato 6 Teatrot e Dramës e ai i “Operës dhe i Baletit”. Si një jetëshkrim artistik e njerëzor! Ndofta edhe nga që botimet e këtij lloji quhen “të tepërta” e nuk financohen, po edhe nga që studjuesit e kritikët e zhanrit në fjalë, numërohen me “gishtë” e janë bërë “të papërfillshëm”, nga vetë natyra e një shteti “të varfër” e me “tranzicionin më të gjatë në BOTË”. Tepër të lodhshëm! . Çuditërisht brënda e jashtë Europës!? Si edhe me disa drejtues arti e kulture, që vihen në krrye të këtyre institucioneve , sipas profileve të politkës, pa le të jenë si “personazhe komedie e estrade”, si ai Ministri i Kulturës që nuk dinte ku ndodhen eshtrat e Ismail Qemalit e do i kërkonte “në hava”, si të ishte me të vërtetë një “personazh estrade”, apo si ai Drejtori i Teatrit Kombëtar, që i vajta unë me 6 botime monografike të artistëve themeltar e me një libër me 10 portrete të këtij Teatri Qëndror, për t’i promovuar dhe përtonte që të çohej nga “kolltuku Partiak”, qofë edhe të më përgjigjej , apo të krrente nga goja një “fjalë falenderimi”, si ajo që e donte Alaksandër Filimoni i komedisë “Njeriu që pa vdekjen me sy”(!), pasi kishte bërë një “gjest filantropik fisnikërie”?!.Dhe, sa herë ndërrohej kabineti qeveritar, ndërroheshin edhe drejtorët e Teatrit, mjaftonte të qe dukur ai në ndonjë skenë filmi a të kishte marrë pjesë në ndonjë demostrim partiak “FARSESK”! Që të mos kishim afro 10 drejtorë”kukulla”, po vetëm një e të saktë, gjatë gjithë kësaj “periudhe të lodhëshme”, me “ndreqje e prishje”!
Por le t’i “lëmë mënjanë paradokset” dhe të themi dy fjalë për Vangjel Agorën e mikun tim Papagjoni që sapo na sollën, një nga këto libra me vlerë për nje “art tashmë të ikur”! Si Sarandiot që jamte dhe unë, është e pamundur të mos kem ndijesi, nderim e kujtime, për atë grupim artistik të njëhershëm që nuk është më, po që la gjurmë në buzëqeshjen e banorëve të saj. Se kjo natyrësi kishte të bënte me një profilizim interesant, kur ajo po merrte fatlumërisht një drejtim tjetër, ndërkohë që shumica e estradave të rretheve, kishin marrë njëfarë uniformiteti standart të strukturës dhe të fizionomisë së tyre, me një gërshetim të rëndomtë e pa fantazi krijuese midis të ashtuquajturave “gjini të vogëla”, sikundër ishin: skeçet, dialoget,monologjet humoristike, paroditë dhe këngët e të gjitha llojeve (pa asnjë” doganë”!). Ky uniformitet amatorizmi, rëndohej kur ato u politizuan e u ideologjizuan skajshëm , duke kërkur prej tyre, nga “Lartë”që të jenë si “gazeta folëse të partisë”, si edhe të ndjehej më së shumti, nëpër skeçe e kudo, prania e “personazheve pozitiv”, si propogandë direkte, duke e atrofizuar të qeshurën me moralin e tepërt e deklarimet e P.P.Sh-ës! Pikërisht në këtë kohë, pas regjisorit të parë amator Taqo Lepuri, errdhi këtu regjisori Thoma Milaj, që kishte mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe që vetë si njeri ishte mjaft gazmor e kishte, jo vetëm nivel artistik, por edhe prirje humoristike. Mandejë dhe më një nuhatje bashkëkohëse. Qoftë edhe “vjedhurazi”, nëpërmjet atyre “kanaçeve” që thithnin përnatë emisionet e huaja televizive e të artistëve të tyre që “mallkoheshin ditën”!Thoma Milaj nuk mund t’i shihte aq “seriozisht gjërat”, ndryshimet dhe futjen direkte të propogandës në artin e estradës, duke i dhënë asaj një fizionomi vodevileske, me parodi, skeçe të kënduara , këngë të muzikës së lehtë, në një mbështetje harmonike me ato të dirigjentit Thoma Gjoni, i cili nuk qe vetëm nje fisarmoniçist virtuoz ,po edhe kompozitor me një kolorit vendor. Pati kështu, njëfarë “rrëshqitje” të lezetshme, nga trajta deklarative e gjinisë në fjalë. Me mënçuri e artin bashkë!Po edhe me mbështetjen e disa aktorëve me talent e me prirje muzikore të vokalit të tyre , sikundër ishte Theofil Haxhijani në rradhën e parë, me bashkëshorten aktore, -të cilët krijuan duetin e tyre të preferuar nga artdashësit e Sarandës e kudo që venin për të dhënë shfaqje, në krejt vëndin tonë. Po edhe me Polikseni Hajdhin, “shpuzë të gjallë”, vajzën e Lukovës, të lindur si aktore e këngëtare, me vokal e potencë aktrimi që këndonte krejt lirshëm edhe dueto me Masarin, Delvinjotin e këndshëm të ahengjeve. Njëkohësisht , kishin qëlluar po kaq të këndshëm e muzikor edhe aktorët Yllo Martiko, Lekë Mosi, Myfit Braja , Haki Spaho e sidomos dy metroshi Jorgo Nano, të cilët do t’i hijeshonte edhe prania e një aktoreje të mëvonëshme si Pranvera Braja, e saktë, me diksion të bukur dhe mjaftë e figurëshme. Me këta artistë, u vazhdua drejtë krijimit të dy komedive muzikore dhe të një operete gazmore.Si edhe me një piktor-skenograf elegant si Lefter Çeko… Po merrte jetë arti i vërtetë i gjinisë së estradës e po gjallërohej i gjithë qyteti i Sarandës. Bile mezi e prisnin atë në gjithë vëndin! Por do të ndodhte si ajo që thoshnin dhe për Hegelin që:”bashkë me ujin e qelbur të govatës, derdhi edhe fëmijën”!
Ndër bisedat e mia me kolegun tim të kritikës, Josif Papagjonin, kemi kujtuar shpesh edhe rolin e tij së aktor, parodist e kitarist, po me von edhe si regjisor i kësaj trupe që në fillimet e saj, kur pati edhe kontributin e rëndësishm Taqo Lepuri, sikundër e thamë më lartë, i cili më pas do të merrej me krijimin e Teatrit të Kukllave, ku do të aktivizohej edhe poeti i ndjerë Valter Qesari,-nip Piqerasiot, të cilin do ta takoja disa dekada më vonë në New York, duke më folur me veneracion për rolin e veçantë të tij me artin e kukllave, me plotë pasion. Do të kujtonim kështu edhe fillimet e Luiza Papathanasit (Xhuvani) si aktore, e cila do të shkëlqente vite më vone në skenat tona të teatrove dhe në kinematografi, si artiste brilante aktrimi, po edhe Irini Qiriakon si këngëtare virtuoze të këngëve tona popullore të Jugut, me të cilën mburemi shpesh herë që është e jona , Sarandiotia, po edhe unë që i kam dhënë mësime aktrimi e kulture në Akademinë e Arteve, ashtu si edhe Sarandiotit tjetër, me profil të mëvetshëm, aktorit nga Mesopotami, Karafil Shena, i cili interpretoi shume vite ne Teatrin “A. Moisiu” të Durrësit e në skena të tjera, si edhe në ato të Athinës, ku dhe emigroi, duke punuar, po edhe duke krijuar e fiksuar në kinematografinë e të dya vëndeve njëherësh role të spikatura, si edhe duke u rrikthyer përsëri po andejë nga u nisë në rininë e vetë , në skenën e Sarandës së tij. Pa e harruar edhe ish nxënësin tim të Shkollës së Mesme të Kulturës, Anastas Nika që ishte e mbeti në Sarandë, pasionant e ëndrrimtar si gjithmonë, me veçantin e tij të spikatur, si edhe me ato interpretime të frymëzuara të fjalës shqipe, në skenë , po dhe ndër Video Clip-e. Si edhe përfundimisht , duke arrdhur në rolin e rëndësishm të Vangjel Agorës, aktor e regjisor njëkohësisht, prezantues dinjitoz dhe folës i intonuar hijshëm në TV “JONI” , i cili e mori se fundi drejtimin e kësaj trupe të suksesëshme estrade, duke vazhduar më tejë edhe punën regjisoriale të Thoma Milajit energjik e me plotë fantazi krijuese, përmes prurjeve të tij të një gjinie gazmore të tipizuar e profilizuar bukur, sikundër qe në kohën e vetë Estrada e Sarandës, e cila la gjurmët e saj në zhvillimet e mëtejshme të kësaj gjinie shume të dashur për popullin tonë, deri në shuarjen e tyre, fort të gabuar në dekadat e mëvonëshme, pak kohë më përpara se të “shuhej “edhe vetë, para kohe, ky regjisor i talentuar nga Gjirokastra, shoku im intim, nga më të dashurit e Shkollës së Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”.
Me nostalgji kujtoj tani triumfin gazmor të Estradës së Sarandës!.. .Dikur kam shërbyer në Dikasterin përkatës si Inspektor i Përgjithshëm i Teatrove dhe Estradave të Republikës dhe e ndjeja veten më pranë kësaj estrade e të asaj të Vlorës që ngjanin sikur të ishin dy “motërza”. Ato dallohehin nga të tjerat për koloritin jugor, ritmikën, temperamentin, humorin lab të drejtëpërdrejtë dhe muzikalitetin. Këta artistë të qytetit tim sillnin shpesh këtu kompozitorin Agim Prodani, i cili u lidhë me trupën simpatike, për krijimin e dy komedive muzikore e të një operete… Dhe mbaj mënd se, një herë errdha nga Tirana bashkë me të në Sarandë, fjetëm në të njëjtin Hotel dhe në të njejtën dhomë, kur ai “flinte” me partiturat e tij nën jastëk që i kishte muzikuar, përmes një teksti Komedie Muzikore të Enver Isufit, i cili qe i pranishm thuajse në të gjitha tekstet satiro-humoristike të kësaj trupe gazmore… Ajo ka qënë një natë e çuditëshme e pa gjum, si për Agimin, ashtu edhe për mua, sidomos kur ai mbulonte kokën me batanije afër mesnatës që të mos më bezdiste dhe mërmëriste meloditë e këndëshme që kishte krijuar e, befas, e hidhte batanien përpjetë duke thirrur:”E gjeta!,..E gjeta!” , si te ishte Arkimedi në Greqinë e lashtë…
Ja që ndodhte edhe kështu, kur arti i vërtetë i linte ndjeshëm gjurmët e veta tek artista që e donin dhe që ishin gati edhe të vdisnin për të…Po tani ku janë vallë? Pas “mbylljes së perdeve” të estradave, artistët e saj mbetën rrugëve, trishtueshm, disa vdiqën para kohe, pak prej tyre “depërtuan” në emisionet televizive “të çoroditur”, pa drejtues profili e rrallë herë edhe nëpër teatrot dramatike. Po shumica do të”shuheshin”vetiu, bashkë me artin e preferuar që e patën, si ata, edhe publiku i tyre. Katër prej tyre, që i njihja mirë, në afërsi, dhe i vlerësoja si artista të mëvetshëm e me plotë talent të këtij arti të vështirë, po reflektar, me anë të së qeshurës, që nuk e bënin dot kush më mrë e më lirshëm se ata, ndodhen të shpërndarë nëpër BOTË, si në eterin e kohrave. Dhimbshëm…Artisti i mrekullueshm i kësaj estrade, me plot talent si parodist e kupletist, po edh si aktor komedie, vodevili e operete, Theofil Haxhijani, është shndërruar në një Babysitter në familjn e vet, aktori virtuoz Karafil Shena në një servitor i shkathët restauranti, me shkëputje për të interpretuar edhe role, kur e thërresin kineastët Grekë e Shqiptarë, dirigjenti i talentuar Thoma Gjoni,-me të cilin pimë nganjëhere kafe në Athinë, ku ndodhemi që të tre, është i vrarë shpirtërisht e kujton parreshtur kohën kur e çuan edhe atë të “riedukohej”në prodhim, ca administrator profan e partiak të asaj kohe, një soliste e kësaj estrade ,që errdhi këtu, për të përballuar jetën, së cilës nuk po i’a përmend emrin, përfundoi nëpër Buzuqet Greke…Por fatin më të dhimbshëm do ta kishte këngëtaria e Aktoria ,në të njejtën kohë, Polikseni Hajdhi, që do të digjej e gjallë në shtëpinë e saj në Shkodër, -ku vajti edhe ajo, për një jetë më të mirë dhe u martua aty, pa mundur ta gëzonte familjen , fëmijët që pati , po edhe artin e saj shkëlqenjës, prej nje aksidenti krejt të rastësishm , po tepër të zakonshëm të jetës së realitetit në Shqipërinë tonë…Kur të ikën edhe jeta vet, si pa u kuptuar aspak…E që rallë herë, do të ndodhë si me sedrën krijuese të Theofil Haxhijanit, i cili , si një “DADO I MIRË” i mblodhi gjithë “krijesat e veta” në një libër, apo si Vangjel Agora që i ruajti kujtimet e tij, me po ato emocione të fillimeve të tyre të shënjtëruara e i rradhiti në këtë “libër aromatik”!
Gjithsesi, me ikjen e kësaj “arome”, sa vete harrohenn edhe talentet brilante të humorit skenik, sikundër qenë: Koço Devole, Skënder Sallaku e Vasillaq Vangjeli në Tiranë, Tano Banushi, Zylyha Miloti e Zef Deda në Shkodër, Aleko Prodani, Koço Qendo e Zamira Kita në Korçë, Aishe Stari, Spiro Strati e Ramazan Ngjala në Durrës, Leka Kruta e Myqerm Ferra, me parodistët e Vlorës, Luftar Paja me Xhuljanën,Boçin e Lipen në Fier, apo artistët e mëvetshëm e të papërsëritshëm, si Luçi i Estradës së Ushtarit, Cekja i Estradës së Beratit, Agron Llakaj nga Tepelena, Gjosho Vasia nga Shkodra, Hysen Biza nga Elbasani, Theofil Haxhijani nga Saranda e Hajrie Rondo nga Delvina,-“brilante” të rralla, që nuk na vijnë më, kur burimi që i ka sjellur “ka shterrur”me kohë e pa kohën e duhur!
Piqeras, më 5 gusht 2022.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë instrumente muzikore dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook

Bashkim Alibali, këngëtari i pakohë që sfidoi skenën me recitalet e veta

No Comments Intervista Lajme

Nga Suada Daci

Këtë tetor Bashkim Alibali do të festojë 65 vjetorin. Një këngëtar që flet pak nëpër intervista, por që radhitet i pari ndër ata që arritën të bëjnë koncert recital në kohën e komunizmit. 150 koncerte recitale kam bërë atëkohë dhe paguhesha 150 lekë, rrëfen ai për revistën Newsbomb.al.

albsig
Dhe vlerësimi më i madh që ka marrë nuk është monetar, duartrokitjet e spektatorëve janë ato që i kanë mbushur zemrën.

Bashkim Alibali është këngëtari që me zërin e tij bëri të madh e të vogël të dashurohej me këngën e nënës me tekstin e Zhuljana Jorganxhi. “Në Duart e Nënës” mori menjëherë dashurinë e spektatorëve, jo vetëm për tekstin kuptimplotë, por edhe për zërin e papërsëritshëm dhe tonalitetin që i dha Bashkimi.

Në duart e tua u rrita o nënë
Netëve pa gjumë/ Pikoi dritë e hënës
Dhe veten qortova/Të zënë në gabime
Zemrën kur ta theva/O e shtrenjta ime
Vij nga rrugë e gjatë/Ti më pret e para
T’i puth ato duar/Mbushur plot me mall
Në çdo rrudhën tënde/Në çdo flok të bardhë
Unë shoh fëmijërinë/Hapin tim të parë
Dhe nga unë fëmija/Kërkove në jetë
Të rritem i mbarë/ Për këtë tokë të shtrenjtë

Bashkim Alibali ka patur një jetë interesante artistike të mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë. Magjia e zërit ka qenë çelësi i sukseseve të tij. Ishte Festivali i 10-të i RTSH-së kur u prezan[1]tua për herë të parë me gjithë shqiptarët dhe më pas ai do të merrte pjesë gjithnjë në këtë kompeticion, që për kohën ishte më i rëndësishmi në Shqipëri.

Ai u shkëput 6 vjet nga skena (për shkak të festivalit famëkeq të 11-të) dhe pas këtij momenti, nëse i hedh një sy CV-së së tij artistike, vëren se ai nuk është shkëputur për asnjë moment nga ky festival dhe dalja e tij e fundit ka qenë në vitin 2011 me këngën “Këngën time merr vehte”.

Për më shumë, artikullin e plotë investigues e gjeni në revistën NEWSBOMB.al, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave, që nga dita e sotme, 20 korrik, për një muaj, në çmimin 500 lekë.

Burimi/newsbomb.al/

Zjarri i hënës time…

No Comments Argëtim Letersi

Sot çdo gjë kish marrë një dritë, një flakë, një vetëtimë, ndërsa hëna heshturazi qeshte me dhëmbët e diellit të zjarrtë.

Vendosa ti mbyll sytë, ashtu një me qiellin të shkrihesha dhe t’i jepesha ëndërrave pambarimisht. E çvesha çdo cipë të lëkurës time, e çorra me ankth çdo dhimbje, me forcë zura të qaj përçmimet dhe përçudnimet e mia të grumbulluara thellë në oazin e shpirtit.

Çuditërisht nuk ndjeva dhimbje, nuk po ndjeja as kërshëritë femërore të më gremisnin në humnerën e turpit psiqik opinionist të kohërave. Hëna ndiqte nga larg fatin qiellor, dhe me shëmbëlltyra të akullta dritëhijesh ndiqnin pasazhin e ëndrrës time si paradë kriptogramesh të koduar.

Retë morrën zjarrin e hënës time pa flamur të bardhë dhe pa kushte dorrëzimi. Zjarrmia e reve m’i piqte buzët e etura për dashuri, për ndjesi prekjesh, për kërshëri zemrash të zhuritura, për ulërrima lotësh nga lindja dhe ikja pa dëshmi.

Sot ngulimet më rrëmbyen tejposht nga dritarja ime e koshiencës, me buzëqeshje të zvarritura vraponte me ngutjet e trazuara lajkatare. Duart më përvëlonin nga pena e zemërimit të zjarrtë, e cila e rënduar mbushte egërsisht faqet historike që digjnin mallin e largët.

Ulur në rrugën e përtejme përmes resh numëroja biblikën e kohës dhe mirrazhet intriguese deri në thellësi. Ditët me shi lotësh shpesh më tronditnin emocionet, fëmijërinë e dikurshme me psikozat e pa imagjinueshme sociale.

Me ëndërrën butaforike fillova të numëroj ditarët e shqyer nga mankthi bulist, nga hetimi anatomik i detajuar mbase deri në vetëflijim. Hiri i reve m’u bë një me bulëzat ujore, një me zjarrin që zgjonte mall, një me tokën e pudrosur dhe të zhubrosur nga ngërdheshjet traumatike.

Unë e zgjova ëndrrën platonike, ndërgjegjshëm zura të valvit pemët e lirisë time, pasi vetëm aty shpirti gjente paqen solemne. Teksa rrija e ulur në dheun tokë, po shqyeja rrobën e hedhur të viktimës patologjike, të shpirtit jetim. Zura të notoja me forcë në lumenjtë e lumturisë, desha të shmang dhe harroj përgjithmonë dhimbjet sarkastike të botës injorante, të pakuptimtë.

Sot u betova në Zot dhe fuqitë madhore tokësore që:
-Unë, kurrë nuk do të jem më jetime e vetvetes, por edhe e askujt.
-Unë ndjeshëm do të trokas në portën e shpirtit tim, do të zgjohem duke i buzëqeshur mëgjesit tim të ri, dashurinë e përshëndes me zjarrin e hënës time përbri.

Sot unë jam mjaft… Po, po…, jam mjaft tani…

Ardiana Dhimitër Mitrushi 05/08/2022…

Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të jetë alternativë politike e Djathtë; tradicionale: si trashëguese e vlerave patriotike dhe nacionaliste; duhet të jetë moderne dhe demokratike; duhet të jetë e lirë, e hapur dhe transparente në zhvillim e përsosje të pandërprerë në luftë kundër autokracisë, krimit, korrupsionit dhe tradhtisë publike.

Dhe tjetra si kryesore është ajo se: PD duhet të jetë partnere besnike ndaj SHBA-ve.

Një Parti Demokratike e tillë plotëson kriteret dhe do e meritonte besimin publik e ndërkombëtar; e cila do të vinte në pushtet për ta nxjerë Shqipërinë nga bataku i rëndë i tranzicionit ku e ka zhytur politika e vjetër shqiptare.

Ishkryetari Basha pati dhe ka besimin qytetar dhe atë ndërkombëtar per një reformim të PD-së, pasi ai ka përkushtimin dhe vizionin për ngritjen e vënien në funksionim të PD-së si të tillë, e cila do t’i shërbente edhe shërimit të politikës shqiptare në përgjithësi nga sëmundjet e korrupsionit,padrejtësive,papërgjegjshmërisë, krimit dhe hajnisë politike

Ishte Lulzim Basha,te i cili ishin ruajtur e janë kultivuar tradita , edukata familjare e patriotike, dhe kjo e gërshetuar me shkollimin, arsimimin dhe me kulturën perendimore , si i tillë ishte ai,që pati dhe ka vizionin për t’u ndarë Shqipëria realisht si nga ishkomunizmi ashtu edhe nga tranzicioni i vazhdimësisë korruptive neokomuniste.

Ishte Lulzim Basha që pati si platformë si dekomunistifimin ashtu edhe dekriminalizimin e politikës dhe të demokracisë shqiptare të cilat janë mjerisht fatkeqësitë më të mëdha që akoma po i ndjekin shqiptarët; janë këto fantazma, gjë të cilën edhe politika amerikane e mbështesin Bashën, e madje deri sa edhe e kanë deklaruar se shqiptarët duhet të ndahen nga fantazmat e së shkuarës dhe nga korrupsioni i politikës së vjetër.

Për ditë e më shumë koha po i jep të drejtë vazhdimit të misionit e vizionit të Bashës, detyrimisht ndarjes nga Tranzicioni.

E Djatha, PD-ja, duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekulluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathtën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri; duhet Veting perjashtues të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA dhe prej mbështetësve të tyre, pra: duhen bërë dhe duhen vazhduar ato reforma që i filloi Lulzim Basha.

Dhe po e mbyll me kete pyetje se a i duhet më Partisë Demokratike një si ky ?

Kosovë, respektoni nga Shqipëria ata që kanë kontribuar për shtetin e Kosovës , dhe jo ata që thonë vetëm fjalë e retorika mashtrimi!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Vetëm në një shtet me pushtet e politikë amorale, antipublike dhe të korruptuar ndodh mosrespektimi dhe mosmirënjohja ndaj vlerave, kontributorëve, ndaj patriotizmit dhe dinjitetit kombëtar të individit e të shoqërisë.

Kur politika e Tiranës është e zënë dhe e kapluar nga konfliktet e ngatërresat ndër vete, kur janë në zor nga diskreditimi për zullume e korrupsion, vetëm atëhere politika e politikanët e Tiranës fillojnë e bëjnë sikur “shqetësohen”, dhe bëjne sikur po interesohen për Kosovën, për ta ndihmuar atë.

Kjo ndodh për ta larguar vëmëndjen e publikut dhe si përpjekje për ta kaluar problemin, dhe sa për dukje sikur po shqetësohen për probleme madhore, për Kosovën.

Dhe në këtë kurth bien e mashtrohen jo pak opinioni si dhe mediat, politika dhe shoqëria civile në Kosovë, të cilët merren dhe bëjnë tifo e ndahen në simpatizanë të retorikave dhe të deklaratave sipërfaqësore, spekulante e mashtruese momentale, duke komentuar me ato se: shiko se cfarë tha, thotë, thanë e thonë e thashathemnojnë mashtrueshëm poshtë e lartë nëpër gazeta e tavolina televizive Berisha, Rama,Nano, Meta ,Majko, Balla, Topi, Mediu, Shehi e Shehu, Spahiu,Ngjela me te tjerë, dhe të tjerë politikanë të Tiranës.

Një pyetje u duhet bërë këtyre farë patriotëve nga Shqipëria se: cfarë keni kontribuar apo dhënë dicka nga vetja e juaj e familja juaj për Kosovën, dhe pastaj dhe cfarë keni kontribuar edhe si “burrështetas” të Shqipërisë për Kosovën. A e ka njohur ndonjë shtet Pavarësinë e Kosovës prej lobimit që ka bërë Tirana, dhe a ka shpenzuar ndonjë dollar Shteti I Shqip[ërisë për të ndihmuar Kosovën?! Cfarë keni bërë realisht ju për Kosovën kur keni qenë në krye të Shtetit e të qeverisë?!Nuk është e nevojshme për retorika e simbolika mbledhjesh të dy qeëverive shqiptare. Por veproni e bëni për kombin dhe për Kosovën pa zhurma e pa dukje e reklama publike , mediatike e qeveritare, sepse askush nuk iu pengon.

A, po, kur jeni në opozitë sidomos, bërtisni e rrihni gjoksa patriotizmi për komb e për Kosovë.

Kështu gjithmonë ka ndodhur, ka ndodhur edhe atëhere kur regjimi komunist gënjente e mashtronte sikur do të bënte namin kundër Serbisë e ishJugosllavisë për të mbrojtur Kosovën. Kosovarët besonin te Enveri e Mehmeti, pastaj te Berisha e disa të tjerë te Nano dhe sot ka disa që admirojnë Metën e Ramën.

Edhe Hashim Thaci dhe politikanët e tjerë të Kosovës e përdornin Shqipërinë, takimet, dukjet por më shumë pushimet e dëfrimet nëpër plazhe të Shqipërisë, i përdornin demek si punë patriotizmi për t’ua paraqitur në Kosovë për pikë politike se: shikoni se sa respekt kishte apo ka Shqipëria për ta.

Madje, sidomos në prag fushatash elektorale politikanëve servilë të Kosovës u interesonte shumë dhe ishin në garë me njëri-tjetrin se kush të dilte në fotografi me kryeministra e presidentë nga Shqipëria, si dhe kush prej tyre të merrte sa më shumë dekorata llamarinash e letre mirënjohjeje e fleta lavdërimesh nga institicionet e qëndrore e vendore të Shqipërisë.

Është fakt se edhe institucionet e Kosovës në shkëmbim reciprok nderesh u kanë dhënë dekorata personave nga Shqipëria, shumë prej atyre të cilët nuk kanë asnjë meritë për Kosovën, por vetëm për

merita interesi e politike, u kanë akorduar dekorata në Shqipëri atyre që ishin e janë miq e shokë të ishkryeqeveritarëve të Tiranës.

Institucionet e Kosovës nuk kanë respektuar pothuajse asnjë, ose ndonjë shumë të rrallë prej atyre meritorëve që kanë kontribuar për Kosovën; nuk kanë respektuar dhe as dekoruar nacionalistët e vërtetë të cilët kanë bërë burg në regjimin komunist në Shqipëri për Kosovën; nuk kanë respektuar ata nacionalistë të cilët e kritikonin dhe që e kanë pësuar në Shqipëri pse e kundërshtonin qëndrimin indiferent antiKosovë dhe internacionalist e prosllavo-rus të regjimit komunist.

Institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar as ata të cilët kanë bërë maksimumin realisht, sinqerisht dhe pa kurrfarë interesi për Kosovën;nuk janë respektuar as ata që kanë dhënë kontribut real edhe në luftën e viteve 1998-1999 për lirinë e Kosovës.

Vetëm në një shtet me pushtet e politikë amorale, antipublike dhe të korruptuar ndodh mosrespektimi dhe mosmirënjohja ndaj vlerave, kontributorëve, ndaj patriotizmit dhe dinjitetit kombëtar të individit e të shoqërisë.

Duket sikur do ndryshojë dicka Albini e Vjosa por le të presim e të shohim , dhe jo pa qëllim po e nis për botim këtë shkrim dhe do e nis jo vetëm për botim, por do tua dërgoj edhe Kryeministrit e Presidentes dhe zyrave të tyre qeveritare si dhe deputetëve të Kosovës.

Dritan Goxhaj – ED(VINI) KA RËNË NË DILEMË

No Comments Lajme Opinion

E keni vënë re që, sa herë në këtë Shqipërinë tonë të katandisur në një çiflig të kopesë “Rilindja”, ndodh ndonjë tragjedi si ajo që ndodhi para dy ditësh në breg të detit, ku një fëmijë mbeti viktimë e papërgjegjshmërisë së një personi, por edhe e papërgjegjshmërisë së institucioneve tona qeverisëse të cilat kanë detyrë të vendosin rregullat dhe mbikqyrin këto rregulla, Kryeministri i shmanget pwrgjegjwsisw.

Kryetari i kësaj kopeje dhe i Këshillit të Ndrikullave, Ed(vin) Rama lëshohet gjithnji në delirin e tij sociopatik, duke i anatemuar të gjithë ata që nga indinjimi guxojnë të kërkojnë llogari publikisht, dhe jo vetëm, por edhe të kërkojnë që dikush dhe, specifikisht, ata zyrtarë që kanë për detyrë të kujdesen që këto të mos ndodhin, e të mbajnë përgjegjësi.

Edhe kësaj rradhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Rama u lëshua sërish në atë që di të bëjë më së miri, të anatemojë me një gjuhë të ngjyrosur, ashtu si shkaravinat e tija, duke thënë “ Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se cdo herë tjetër , ligësinë e verbër të vampirëve politik e mediatik që s’lenë plagë pa future gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të cdo kodi moral, familjar, kombëtar”.

Sa herë që ky duhet të mbajë përgjegjësinw që i ngarkon detyra që ka zgjedhur të bëjë, pra qeverisja, ai na kujton të gjithë neve që marrim guximin të reagojmë, se paska “rregulla morale, familjare e kombëtare”. Dhe këto rregulla qënkan vetëm për ata që reagojnë, ndërsa për ata që kanë marrë përsipër të qeverisin e të kujdesen që këto tragjedi të mos ndodhin, këto rregulla nuk ekzistojnë!

Dhe për të justifikuar veten se për këta qeveritarë këto rregulla nuk ekzistojën, ata na thonë në kor sëbashku, me gjith gojë-paguarit mediatik të tyre, se: “Këto gjëra ndodhin kudo në botë”, dmth, nuk ëshrtë ndonjë gjë e madhe se dikush vritet njerëz nga papërgjegjshmëria e atyre që duhet t’i zbatojnë këto rregulla dhe që duhet t’i mbikqyrin këto rregulla, meqenese kështu ndodh kudo.

Dhe vërtet edhe në botë ka tragjedi të ndryshme e të ngjashme me këtë tonën, por ama, në botë, ata që i kanë ngarkuar vetes detyrën të qeverisin e të mbikqyrin këto rregulla, mbajnë edhe përgjegjësinë publike dhe politike, përveçse asaj penale, për mos zbatimin e këtyre rregullave.

Rregulla këto të cilat njëra nga anëtaret e Këshillit të Ndrikullave, Mirela Kumbaro, në FB-un e saj, për rastin në fjalë shkrun “ Kërkesa shkon për drejtësinë që të bëjë punën e saja pa asnjë kompromis, për dënimin maksimal ndal kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat”. Pra, këto rregulla, të cilat kjo ndrikull duhej të kujdesej që të zbatoheshin, pasi wshtw ministre e Turizmit, dhe sipas ligjit në fuqi duhej të kujdesej që zona në fjalë të kishte kordon sigurie mbrojtjës dhe bova në largësi 200m nga bregu që ndalojnë hyrjen e skafeve ose gomoneve aty ku bëjne plazh pushuesit.

Pra në këtë rast “kodi kombëtar”, që shkruan Rama, është shkelur nga vetë ata që e kanë hartuar e që, rrjedhimit i bie që kjo të mbajë përgjegjësi për mos implementimin e këtij kodi/ligji.

Ashtu siç është shkelur edhe kodi moral nga anëtari tjetër i këtij këshilli ndrikullash, burrit të gruas së Ramës, Blendi Ҫuçit, i cili, nëse ju kujtohet, në datë 25 korrik para drejtuesve të policisë së vendit thoshte: “Asnjë tolerancë për këdo që rrezikon pushuesit

me motorrë uji duke thyer në mënyrë flagrante kordonët e sigurisë. Do të përgjigjet personalisht çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë”.

Këta të dy ministra ja kan dhjerë Ramës edhe kodin moral edhe kodin kombëtar, pasi kordon nuk ka pasur fare dhe drejtuesi i policisë nuk po mban asnjë përgjegjësi.

Ndërsa përsa i përket atij “kodit familjar”, që përmend Rama në delirimin e tij të rradhës, ai këtu e ka për familjen e tij.

Pse them të tijën?

Sepse tashti Rama, për herë të pare, në gjithë këtë karrierën e tij qeverisëse, është vënë para një dileme shum të madhe: ku i duhet të zgjedhi midis familjes dhe Amerikës.

Do thoni ju se ç’hyn kwtu Amerika?

Po shumë e thjesht, Blendi, Ministri i Rendi,t është burri i gruas së dikurshme Ramës, jo i kësaj që ka marrë tashti, por i Dalinës, asaj me të cilën bridhte lakuriq nëpër plazhet e Evropës. Pra i bie që tashti Blendi është familje. Dhe Rama duhet të zgjedhi, se kush duhet ta mbajë përgjegjësinë politike për këtë tragjedi, Ministri apo Drejtori i Përgjithëshëm i Policisë.

Por Drejtorin e Policisw nuk e ka vënë Rama, por e kanë vënë amerikanët. Ndaj të gjithë duhet ta kuptojnë, se përse Rama ka deliruar kaq shumë këto ditë, aq sa edhe ka detyruar edhe vetë Dalinën të reagojë në FB-un e saj. Pasi tashmë atij i duhet të zgjedhë, o të mbajw familjen, o të mbajw Amerikën. Prandaj edhe unë ja pranoj këtë delirim të fundit dhe i qaj hallin :

Ky Ed(vin)i me Delinë (Delina Ficon),

Për të mbajtur shoqërinë,

Seç bënë nja dy plane,

Për një mushkë çalamane.

Por Ed(vini) u indinjua,

Vargjet, tha, s’më takojnë mua,

Mushkën ma ka dhënë Delinka

Ndaj, asaj t’i bëhet kritika.

4 gusht 2022

Robert Martiko – SHKRIME PËR TË NDRYSHUAR GJËRAT, JO PËR TESPIJET E PËRJETËSISË TRAGJIKE SË KAFENEVE, SHKRIMEVE TË CEKËTA E ÇMIMEVE TË KOTA, PA VLERË

No Comments Lajme Opinion

Para pak kohësh më ranë në dorë tre libra të autorit Timo Merkuri me temë këngët dhe baladat popullore në Shqipëri dhe u befasova për punën voluminoze që i është dashur të përballojë rreth temave të kësaj natyre. Ideja e parë që më lindi, në sfondin e përgjithshëm të jetës së një shoqërie, është se ky material etnologjik, i përfshirë në këto tre libra, do të ishte i mrekullueshëm për hartimin e një libri në rang akademik, me karakter antropologjik. Në këtë pikë Timua është sikur iu thotë akademikëve e profesorëve të Departamentit të Filozofisë: “Unë e bëra punën time, ju jeni në gjendje të çoni më tej stafetën e këtij studimi!” Dhe kjo për logjikën e thjeshtë se gjithçka vjen nga e kaluara, nuk duhet parë thjesht si material për të zbukuruar pa kuptim raftet e bibliotekave, apo ekspozimet grafike të mureve të një muzeu, por kryesisht për të mundur të rilindë vet shoqëria, sot në nevojë më shumë se kurrë. Në këtë atmosferë moskuptimi universal në Shqipëri, është sikur ulërijnë jo vetëm këngët e baladat e shpjeguara me hollësi, që Timo Mërkuri ofron për lexuesin, por sikur nga thellësitë e shekujve, me zë stentori, buçet vet Skënderbeu, për t’iu bërë të ditur akademikëve e profesorëve të ditëve të sotshme: “Përpiquni të mos më trajtoni me atë anakronizmin tuaj të verbër, klasik, për hir të izolimit tragjik, që pësuat gjysmë shekulli nga Diktatura e një materializmi shterp miliona të vrarësh e gërmadhash pa fund. Mos më lexoni as me sytë e kufizuar të shekullit të XV, kur jetova, duke krijuar historinë time vetjake, në mbrojtje të Evropës, që aq shumë iu bën përshtypje. Mundësisht, më shikoni me vizionin gjigant të një Kulture Evropiane të Rilindur, që me vizionin e saj nuk shkatërroi gjithçka nga themelet, por rilindi shoqërinë. Më nxirrni nga muzetë e vdekjes, duke zbuluar te unë, përmes Njohurive Filozofike Perëndimore, sekretet e thella që ndryshuan fatin e njerëzimit në tokë. Vetëm duke dalë nga përjetësia e mendimit të paralizuar, të vdekur për së gjalli, gjërat ndryshojnë. Unë praktikisht bëhem i vlefshëm, kur NJERIU më fut në shpirt, duke më konsideruar të pranishëm orë e çast, për përballimin e jetës së tij, me energji. Me paqe e harmoni shpirtërore, jo me përçarje e dhunë! Këto gjëra të thjeshta më bëjnë mua të vlefshëm, jo mburrjet prej Narcesi të njeriut mendërisht të kufizuar se GJOJA KY APO AI E NDERON. Nuk ka gjë më qesharake, të kotë e pa vlerë nga kjo. Më brendësoni në shpirt për të ndryshuar. Për të rilindur! Vetëm duke u thelluar Mendimi Akademik Shqiptar do të ketë bërë detyrën. Boll me fishekzjarrë festash jubilare që duke u përsëritur pa kuptim, nuk përjetësojnë përveçse pamundësinë për të ndryshuar gjërat. Iu përngjajnë përshpirtjeve në funerale, vaki. Njeriu mbetet i njëjtë në shekuj. Shoqëria do të ketë marrë fatin e saj në dorë, vetëm kur me dinamizmin e Logjikës së rilindur, do të dijë të futet në zemrën e Kulturës Universale të Qytetërimit Perëndimor, gjigant, të ditëve të sotshme, kur Koha ka shpërthyer Hapësirën. Po ju zbuloj një sekret të vogël që asnjë libër i shkruar për mua deri më sot nuk e ka kapur: “Energjia megatonëshe për të përballuar të ardhmen, është thelbi i shpirtit tim me karakter rilindës”. Vetëm kur ndryshon shpirti ndryshojnë shoqëritë. Dalin nga Mesjeta, nga Ferri i Vetvetes. Akademistë e profesorë filozofie, si do të ndryshoni ju Njeriun, kur nuk keni as sot e kësaj dite idenë e Rilindjes Shpirtërore, të vetë Kohës-Përbindësh të cilën, kur nuk e kupton, ose të lë në periferi të gjërave, ose të zhduk njëherë e përgjithmonë nga faqja e dheut. Sa e sa qytetërime u zhdukën pa nam e nishan në historinë e njerëzimit, nga moskuptimi tragjik i gjërave, nga paaftësia e Mendimit për tu futur në Kohë e Histori!…”

Burimi/Facebook

Në diktaturë komunizmi e persekutoi, e vrau dhe e burgosi fisnikërinë shqiptare, ndërsa demokracia e mashtroi dhe e korruptoi atë

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shkaku kryesor se përse Shqipëria është në këtë gjëndje është fakti se Shqipëria nuk u nda nga komunizmi, pasi realisht pati vetëm një zëvëndësim të ishdiktaturës komuniste me nje sistem korruptivo-krimo-hajdutokracie neokomunistësh dhe të një brezi të edukuar, shpëlarë mendërisht e të rritur me botkuptimin e ri komunist antidemokratik e antihuman.

Ishte Lulzim Basha,te i cili ishin ruajtur e kultivuar tradita , edukata familjare e patriotike si dhe kjo e gërshetuar me shkollimin, arsimimin dhe me kulturën perendimore , si i tillë ishte ai që pati dhe ka vizionin për t’u ndarë Shqipëria realisht si nga ishkomunizmi ashtu edhe nga tranzicioni i vazhdimësisë neokomiuniste.

Ishte Basha që pati si platformë si dekomunistifimin ashtu edhe dekriminalizimin e politikës dhe të demokracisë shqiptare të cilat janë mjerisht fatkeqësitë më të mëdha që akoma po i ndjekin shqiptarët; janë këto fantazma, gjë të cilën edhe politika amerikane e mbështesin Bashën, e madje deri sa edhe e kanë deklaruar se shqiptarët duhet të ndahen nga fantazmat e së shkuarës dhe nga korrupsioni i politikës së vjetër.

Për ditë e më shumë koha po i jep të drejtë vazhdimit të misionit e vizionit të Bashës, detyrimisht ndarjes nga Tranzicioni.

Komunizmi dhe demokracia shqiptare treguan se edhe patriotizmi kur arrin në pushtet humbet ,thyhet e përkulet nga interesi,pushteti, kojtja( lakmia),privilegji e sidomos nga paraja. A nuk e ka vertetuar këtë regjimi komunist dhe ky i tranzicionit në Shqipëri,ku dy ideologjitë bënin be e rrufe për demokraci, patriotizëm ,për mirëqënie,për komb e atdhe dhe bënë hatanë e batërdinë me zullume e të këqija.

A nuk u pa edhe në Kosovë se cfarë i bënë Kosovës LDK-istat e tipit Mustafa me kompani dhe ata farë komandantash të luftës, se cfarë bënë me vjedhje e me hajni e deri edhe me tradhti, sa jo vetëm se rrezikojnë sovranitetin në Shqipëri e Kosovë por janë bërë problem e shqetësim edhe për aleatin e madh e jetik të Shqiptarëve, për SHBA-të.Dhe a nuk janë po kjo politikë si kjo e vjetra në Shqipëri e cila nuk e shikon me sy të mirë reformatorin, demokratin dhe vizionarin e ndryshimit , Lulzim Bashën , pasi as këta nuk e duan ndryshimin sepse janë edhe ata të vjetrit e mashtrimit e korrupsionit në Kosovë.

Kam shkruar edhe më parë shkrime për persekutimin sidomos të patriotizmit dhe të fisnikërisë shqiptare, por mjerisht pervec të tjerash ajo shtresë vuan dhe karakterizohet jo vetëm nga korrupsioni, servilizmi dhe autokracia injektuar nga ishregjimi por edhe nga smira , egiozmi e xhelozia ; pasi atyre u pëlqen kur dikush shkruan , mbështet dhe është pro tyre , por shtresa e djathtë shqiptare ka inatin dhe egoizmin se përse e shkruan dhe e thotë këtë ky apo filani.

Tek e Djathta shqiptare ajo që vihet re dhe që e karakterizon tjetër është manipulimi i saj nga populisti, mashtrimi e demagogu Berisha si dhe mungesa e frymës dhe ndjesisë e pëgjegjësive kolektive.

Jo vetëm kjo, por duke perjashtuar respektin dhe besnuikërinë e verbër ndaj kryetarit historik të marrë si pëvojë nga e kaluara e liderit historik e të pagabueshëm enverist, atyre ndër vete u pëlqen vetëm uni

dhe vetja dhe jo e përgjithshmja, u pëlqen realizimi i qëllimeve të ngushta dhe pastaj harrojnë dhe nuk u interesojnë të tjerët, shtresën së cilës i përkasin, e madje arrijnë deri në indiferentizëm e mospëfillje por edhe tradhtinë ndaj tyre.

Kjo u tregua edhe pas rënies së komunizmit, ku shtresa e të persekutuarve, as nuk kërkoi dhe as nuk këmbenguli në dekomunistifikimin dhe as në ndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe as në integrimin politik të vetes së saj.

Madje shtresa e të persekutuarve të komunizmit ,organizatat e dala prej tyre në shumicën e rasteve liderët e tyre u bënë servilë e paterica të pushtetit e të politikës dhe vetëm sa spekulluan me persekucionin dhe vuajtjet e shtresës së kundërshtarëve të regjimit komunist për përfitime të ngushta personale e familjare duke u shërbyer e servilosur qeverive, kryeministrave, ministrave, presidentëve e drejtorëve të cilët pothuajse shumica e tyre në këtë tranzicion vinin nga nomenklatura komuniste, e ishsigurimit të shtetit dhe të pinjollëve të tyre.

Aktualisht shikoni se kush e dominon edhe sot politikën në Shqipëri, a nuk janë ai të cilin Lulzim Basha e ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”, ata me formim me botëkuptim komunist kryekomunisti i devotshëm Berisha, bijtë e deputetëve të komunizmit si Edi Rama dhe ishsigurimsat e shtetit si Ilir Meta, shëmbulli më kokëfortë janë Trinomi neokomunist Berisha-Rama-Meta të cilët e vërtisin si të duan politikën, shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Dhe shqiptarët nuk mund të dalin nga ai rreth vicioz në të cilin politika e vjetër i ka futur. Dhe më shumë prej këtij realiteti a nuk e kanë pësuar akoma edhe sot të djathtët, nacionalistët dhe trashëgimtarët e tyre të cilët kanë marrë arratinë dhe përditë vetëm sa largohen nga Shqipëria?!

Kështu, nën justifikimin si tolerantë për të justifikuar indiferencën dhe frikën e tyre, të djathtët dhe nacionalistët e Shqipërisë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore mendjen e kishin të grumbullonin florinj e para , anipse natën takonin e u jepnin florinj komunistëve se donin që ta kishin mirë edhe me ta, por kur komunistët e morën pushtetin ua morën edhe florinjtë, edhe pronat e tokat por edhe i internuan, i dëbuan, dhe i burgosën e i vranë.

Ashtu veprojnë e sillen edhe sot, me mashtrime, me joshje dhe me korrupsion në këtë tranzicion ishkomunistët që e morën e që po e qeverisin akoma edhe sot demokracinë; ishkomunistët të cilët sot janë bërë kapitalistët dhe oligarkët më të mëdhej që kanë kapur shtetin ,ekonominë, paranë tërë sistemin: politikën , mediat, drejtësinë, akademinë dhe diplomacinë.

E patën shansin shqiptarët për ndryshimin me 25 Prill 2021, por e gjithë politika e vjetër u bënë bashkë kundër të Djathtës që po rilindëte , kundër PD-së dhe Lulzim Bashës, ata të cilët vazhdojnë akoma të sundojnë e të keqrrënojnë e të vjedhin gjithcka që akoma ka mbetur.

Ajo shtresë e djathtë vuan akoma edhe sot nga pasinqeriteti dhe nga përcarja e thellë brënda vetes, pra nga egoizmi e smira ndërvete të cilat nuk e lënë atë të organizohet e të arrijë atje ku duhet në aktivitetin politik në demokraci. Këtë dobësi e ka shfrytëzuar me mjaft intuitë dhe inteligjencë ishkasta zvarranike dhe e ligësisë së komunizmit.

Kjo i vjen asaj shtrese edhe si meritë për gjëndjen se ku është edhe sot e katandisuar.

Ata kanë diversitet egoizmi dhe smire dhe jo uniteti të qëndrueshëm për karshi kauzës së tyre , dhe këtë e tregon edhe fakti se ku është edhe sot edhe ajo pjesë e opozitës e cila i mashtroi se ishte e tyrja.

Këtë shkrim do e bëj shumë të shkurtër sepse njerëzit nuk gjejnë kohë dhe nuk kanë durim për të lexuar, pasi ata ngopen me ato përrallat që shohin e dëgjojnë nëpër gazeta e televizione ku gëlojnë maskaradat mashtruese , korruptuese, mercenare dhe të shitura të mediatikëve, opinionistëve dhe analistëve mercenarë e amoralë të cilët janë po ata që prej 30 vitesh , dhe, edhe ata kanë po atë origjinë sic e ka edhe vetë klasa politike shqiptare e paskomunizmit.

Opinioni nuk e kërkon të vërtetën dhe as ndryshimin pasi është qorrollepsur pas telebingove,telenovelave, paradave dhe emisioneve dëfryese; janë qorrollepsur pas foltores parlamentare të mashtruesve e hajdutëve deputetë dhe të konferencave foltoriste mashtruese të partive politike të dala nga ish Partia Komuniste Shqiptare.

E Djatha e vërtetë shqiptare është në pikë të hallit,pasi korrupsioni dhe degradimi politik e ka paralizuar jo vetëm atë por pothuajse tërë shtetin e shoqërinë sa që nuk ka shumë hapësirë as për virtytshmërinë, as për ndershmërinë , as për patriotizmin e as për interesin kombëtar.

Këtë shkrim posacërisht po e shkruaj për shtresën e fisnikërisë dhe asaj patriotike shqiptare, të cilët diktatura komuniste i shpronësoi, i burgosi, i vrau dhe i persekutoi, ndërsa demokracia apo më sakt pseododemokracia neokomuniste vetëm sa i mashtroi dhe korruptoi me demagogjira,me letra ishtëpersekutuarish, me letra me vlerë, me dokumente vertetimi si të persekutuar, por duke spekuluar edhe me me të drejtat dhe me pronat e tyre.

Pas atij kalvari tmerresh që patriotizmi dhe fisnikëria shqiptare pësoi per 40 vite ne komunizem, gjatë 30 viteve pas veterënies së komunizmit, ajo shtresë nuk qe në gjëndje që të ripërtërihet e as të ringrihet , pasi ajo u kënaq me pak ato gjëra që shtresa ishkomuniste që kapi edhe demokracinë ua dhe e shpërndau atyre si bamirësi.

Ata u mashtruan dhe i harruan të gjitha ato se cfarë kishin pësuar nga diktatura dhe nuk arritën që të organizohen në një parti politike të mirëfilltë të tyren, por u mashtruan nga ishkomunistët e konvertuar në demokratë.

Patritiozmi, desidenca dhe fisnikëria shqiptare u mashtrua nga Platforma “Katovica” e Mihail Gorbacovit që më mirë e më me perfeksion se sa në Shqipëri ajo nuk u zbatua në asnjë vend tjetër ishkomunist.

Edhe ata të cilët nga ajo shtresë patën mundësinë që të angazhohen në politikë, u korruptuan nga interesi personal dhe nga ishkasta socialkomuniste; ata panë vetëm interesat e veta personale, u interesuan vetëm për përfitime personale , vetëm për ato familjare, vetëm për të marrë pronat e tyre dhe për të marrë edhe nga ato që nuk ishin të tyre, duke u bërë kështu palë me kastën komunisto-ishsigurimse për të grabitur prona e pasuri shtetërore dhe ato të të tjerëve.

Kjo simbiozë palacopolitikanësh është shkaku kryesor që Shqipëria dhe shqiptarët e pësuan rëndë prej 30 vitesh.

Shumë asish politikanë të vetëquajtur të djathtë si dhe kryetar shoqatash të të persekutuarish kanë bërë edhe tradhëtinë e shtresës së vet të të persekutuarve, dhe madje edhe bashkë me ishpersekutorët edhe e keqqeverisën dhe i ropën Shqipërinë e shqiptarët. E di se do ketë nga ata të cilët do më japin të drejtë për këtë shkrim , por nuk do më përshëndesin, por me siguri do marrin fraza nga ky shkrim për t’i përdorur

dhe atribuar vetes edhe mencurinë sepse kështu kanë bërë disa edhe më parë me shkrimet e mia, por edhe me ato të disa intelektualëve të tjerë të mirëfilltë, të guximshëm e të aftë.

E Djatha, edhe vetë ajo duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekulluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri. Kjo dhe këtë e kishte filluar Basha, dhe e reja e ripërtëritja demokratike e patriotike në PD ka filluar me Bashën i cili ka edhe mbeshtetjen e SHBA-ve.

Hafiz Shala – Dyert e Shtepisë së Bardhë, po hapen

No Comments Lajme Opinion

Pritje madheshtore e delegacionit shtetëtor në SHBA, paraqitje brilante të udhëheqjës Dardane

Borrel dhe Lajçak, në poste evropiane e me mendësi e të dy shteteve mosnjohëse të Dardanisë

Opozita, pasi e “bëri një burrëri” duke e përkrahur akcionin në veri, pastaj, ia hudhi uthullën tortës

Kur je i kërkuar dhë i zgjedhur nga sovrani, përpos obligimit qe duhesh të keshë përgjegjësi s’i t’i prezentosh më së miri që është e mundur interesat e vendit tëndë, nuk ke nevojë t’i degjosh “ suflerat” për të shushuritur në vesh se qka do të flasish.

Përfaqësuesit të shtetit të Dardanisë, nuk ishin të shantazhuar as njëri e as tjetri.

Nuk kishin hyrë në obligime ndaj atyre që ishat e më parmë e t’i pyesnin e këtkonin

aminin se qka duhet nuk duhet thënë, nuk e kishin dertin as më të vogël se qka do t’i thonin Sekretarit Blinken, përpos të vértetës, pasi flisnin me kompetencë në ëmër të popullit të votuar me mbi 50%, sepse, i kishin ndjenjat e pastra, qellimet e sinqerta, dijën dhë guximin dhë, nuk e kishin frikën se mos po thonin diqka qe mund të jetë e gabuar për ta demtuar shtetin dhë qytetarin të cilin e prezentonin.

Predidentja, zonja Osmani një intelektual e doktoruar në univerzitetet amerikane, një oratore e shkelqyer me një anglishte qe ia kishin zili edhe ata qe ishin ne pritje, ua shprehu vullnetin e popullit si me rafal pa iu trembur syri e pa iu marr goja.

Kur je në anën e popullit, je në anën e zotit. E, Zoti te ndihmon, te jep shendet, pra një mendje të shendoshë, të qiltër dhë të pastér e të sinqertë.

Se jemi cinik ndaj vetëvetës nga urrejtja qe na ka kapluar e shëndërruar në smundje të pa sheruar, disa, filluan me analiza të gjuhës së trupit, duke munduar qe t’ia zvoglojnë efektin e paraqitjeve te suksesshme të dy udhëheqësve, me theks gjoja te pamja e Kryeministrit Kurti perderisa Presidentja fliste se, ai, gjoja na dukej jo i disponuar dhë i kënaqur, deri të “ konstatimi” se, Presidentja na qenka një “ siguresë” e cila po e mbanë Kryeministrin Kurti të pranueshëm për Amerikën.

Keqmendimi dhë keqaludimi është bërë shprehje e opozitës, të cilët e për jellin përmes njerézëve të tyre të katapultuar nepër disa studio hibride televizive të cilet, edhe pse po mundohën qe udhëheqjës së zgjedhur nga populli t’ia minimizojnë dhë përkrahjën e brendshme dhë ndërkombëtare, ne fund kur moderatori e nxjerrë sondazhin, që opozita nuk mund t’i kontrolloj, po

plandosën për tokë me 77% në përkrshje te Qeverisë. Tentonin qe moderatorin, bile edhe ta fajsonin deri të fake sondazhe, anipse adkus nuk po e thotë se janë të njeqind përqindëta.

Takimi në Uashington me Sekretarin Blinken, i hodhi në ujë të gjitha dyshimet, propagandat, gënjeshtrat të llojllojshme e insinuatat të cilat, mund të degjohën vetem nga Lista serbe e cila, më direktivat dhë urdhërat e Vuqiqit, k bllokuan rrugët kryesore, gjuajtën nempolici, lenduan qytetar- mergimtar qe vinin për pushime në atdhe.

Vendimi i Qeverisë së Dardanisë, ishte legjitim dhë konform Kushtetutës dhë ligjeve në fuqi, prandaj, edhe u përkrah nga faktori nderkombëtar, ne rend të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si rezultat i bisefimeve të hapura, të sinqerta dhë serioze në pritje të Departamentit të Shtetit.

Një pritje e tillë më një protokoll të pa parë deri me tani, eshtë edhe rezultat i përkrshjës dhë ndërhyrjës se Ambasadorit Havenier për shtyrjën e afatit një mujor rreth tabelave dhe letrave te identifikimit i cili, punlikisht u shpreh në përkrahje të Qeverisë për masat reciprocitetit qe, vertetonë se të gjitha veprimet ishin në koordinim të plotë me faktorin ndérkombëtar të prirë nga SHBA-t.

Sot, Ambasadori Havenier dhë Kryeministri Kurti, u pan sot në një restorant në Prishtinë bashk më bashkëshortet e tyre.

Prandaj, ata te cilet me “ analizat” e tyre po tentojnë të krijojnë huti, përqarje e paralajmërime për gjoja, rreziqet qe mund t’i ndodhin shtetit të Dardanisë, kur dirzane e ke Amerikën, po rreshtohën fatëkeqësishtë në anën e Serbisë deri të koketimi me Listen serbe “ si mundësi të rrëximit të Qeverisë” me largimin e listes serbe me 12 deputetet e përzier edhe me minoritetet tjera, por, po

harrojnë se për këte dyhen dy të tretat e votave.

Prriudha prej një muaj, mjafton qe të ndérmirrën të gjitha masat e nevojshme dhë, besoj që me angazhimin e Amerikës, deginitivishtë të thuhet qartas se kush është duke i bojkotuar e shtyrë bisedimet, jo vetem për këto qeshtje kontestuese por edhe për marrëveshjën finale me njohje reciproke obligative për të dyja palët.

Serbia, qellimisht është duke i prolonguar bisedimet ne pritje se, a do ta fitojë Rusia luftën me Ukrainen që në një mënyrë Serbia të forcohet pérmes ndihmës ruse.

Por, Serbisë, ia bënë të qartë edhe oficeret e NATO-s së qdolloj avanture serbe ndaj Dardanisë, do ta pësojë më zi se në vitin 1999, qe e konfirmon edhe njëhere se, akcioni në veri ka qenë edhe do të jetë në të ardhmen i koordinuar.

NATO-ja, definitivishtë pas takimit i cili do të ndodhë me shpresë në Bruksel ne mes Kurtit dhe Vuqiq, e qe në rast të deshtimit eventual, gjithnjë me fajin e Serbisë, nga paralajmërimet duhet të kalojë në veprime.

Veriu i Mitrovicës duhet pa tjetër me forcat e përbashkëta të pastrohet nga kriminelet, trafikantet, sherbimet e huaja sekrete, në rend të parë ruso-serbo- kineze të cilat paraqesin rrezik për sigurinë, jo vetem në Ballkan por në Evropë dhë më gjerë.

Dyert e Shtepisë së Bardhë, për udhëheqjën Dardane, po hapen

Nuk ka dilem se, pas pritjes ne Departamentin e Shtetit, as ne fund e as në krye të shkallëve por në një ambient ashtu siq pritën delegacionet elarta shtetëtore, u pritëne edhe udhëheqësit shtetëtror të Dardanisë, njëherit edhe duk ua përcjell

pérshendetjet mirëseardhëse edhe nga Presidenti Biden siq ua percolli Sekretari Blinken, duke ua bërë me dije se, kur të vijë momenti, e une besoj i finalës, dyert e Shtepisë së Bardhë do të hapën me respekt e mirëseardhje në shejë mirëbesimi dhë respekti reciprok.

Borrel dhe Lajçak, ne poste të larta evropiane e me mendësi të dy shteteve mosnjohëse të Dardanisë

Daklarata e Zëdhënësit të BE-së zotit Piter Stano dhë zotit Lajçak se, ideja ishte e zotit Borrel e pastaj e kamufluan, Evropë e Amerikë, zbuloj diqka interesante nga pak edhe malicioze të përfaqësuesve evropian kur u deklarun rreth kësajë duke tentua ta mbulojnë, une do të thoja edhe lojën e ndyer që fshehurazi e mbajnë anën e Serbisë e njëherit edhe të Rusisë, duke e orolonguar

procedin e bisedimeve siq e ceka më parë në pritje të epilogut okupues të Rusisë ndaj Ukrainës për t’i ngritur puplat si Evropë se, ne jemi “kryesoret” dhë ne do i përfundojmë.

Pa Amerikën edhe egzistenca e Evropës është e rrezikur, në rëndë të parë nga Rusia, qe pëtpos Britanisë së Madhe, shtetet tjera do të dorëzoheshin para soldateskës ruse.

Zotëri të Evropës, sjelljet dhë veprimet apo mosveprimet e juaja, po na japin mundësinë të dyshojmë në sinqeritetin tuaj.

Opozita, pasi e” bëri një burrëri” burrëri duke e pérkrahur akcionin në veri, bëri sikur ia hudhi uthullën bakllavës duke ia humbu shijen

Megjithate, opozita, asesi të lirohet nga si dromi i inferioritrtit dhë frikës se, po qe se ky pushtet të jetë i suksesshëm, gjasat e méfhaja janë se, shum nga ish pushtetaret e të gjitha

niveleve, do të përballën me drejtësinë rreth, krimit, korrupcionit dhë pasurimit të jashtëligjeshëm, posaqërishtë pas sjelljës së ligjit për konfidkimin e pasurisë dhë aprovimit te Vetingut ne kondulltim me Komisionin e Venecias.

Jan aq shumë të trazuar dhë frikësuar sa qe janë në gjendje t’i mbedin në qafë kujfoqoftë vetem ta rrezojnë këtë qeveri, duke e skuzuar për dukurit të cilat i kanë padu gjat qeverisjës të gjitha partive ne koalicione te pas mesnatës evte territ vetem për ta marr pushtetin edhe me metoda makiaveliste.

Deklarohen punlikishtë se përkrahin të gjitha masat e ndermarra kundër këtyre dukurive, ama, në prapavij janë të gjithë unik, sipas asajë se, frika dhe interesi, i bashkon njerzit.

Qeveria Amerikane, me kujdes po i përcjell veprimet e Qeverisë kundër këtyre dukuriv, ku Dardani u ngrit lartë në arenen ndërkombëtar

ka fituar besimin duke i dhënë përkraje të pa rezervë dhë dike i dal në ndihëm në të gjitha situata, qoftë edhe kjo e fundit me rastin e zbatimit te reciprocitetit.

Hafiz Shala

New York

2 gusht 2022