Home

Lajme

Faton Kurti, REK – LUFTËNXITËSI RADIKALI VUÇIQ!

No Comments Lajme Opinion

Sa herë që shteti i Kosovës tenton të luftojë krimin e organizuar në Veri të Kosovës, Serbia menjëherë vë në lëvizje makinerinë e saj ushtarake për të kërcënuar Kosovën me luftë!
Një shtet gjenocidal me një president radikal si Serbia që merr guximin pas 2vdekadave të kërcënojë viktimën prap me luftë dhe gjenocid është një rast i paprecedent në historinë e botës!
Kjo qasje kriminale e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës dhe tërë shqiptarëve në rajon duhet të merr fund njëherë e përgjithmonë.
Për këtë arsye gjatë negociatave me Serbinë duhet të bëhen zero tolerime.
Serbia duhet të njohë realitetin, të njohë sovranitetin e Kosovës, të kërkojë falje për masakrat ndaj shqiptarëve, ti kthejë trupat e të pagjeturve dhe të arrestojë kriminelët e luftës të cilët sot ende sillen të lirë nëpër Serbi!
Çdo lëshim në negociata me Serbinë do të thotë konflikt i shtyrë dhe përfitim nga ana e Serbisë.
Qeveria e Kosovës me 1 shtator pa hezituar duhet të ushtrojë sovranitetin në tërë territorin e saj.
Vuçiqi duhet të dijë fare mire se nëse Serbia ndonjëherë e bën gabimin fatal dhe e sulmon Kosovën, Serbia do të përballet me popullin më të madh në rajon dhe me një diasporë të fuqishme prej miliona shqiptarëve nga anembanë bota.
Mos të harrojmë bazën më të madhe ushtarake në Evropë, Bondsteel që gjendet në zemër të Kosovës.
Serbët duhet ta dinë se shqiptarët nuk ju frigohen kërcënimeve të qeverisë tuaj radikale sepse nuk janë më ata shqiptarë të cilët e patët mundësinë ti shkelni gjatë diktaturës komuniste Jugosllave, kur na patët varfëruar dhe morët të gjitha armët që i kishim prej brezash për tu vetëmbrojtur.
I bëj thirrje serbëve të moderuar në Kosovë dhe Serbi të mos mbështesin politikën radikale të luftënxitësit Vuçiq, rrugë përmes së cilës Serbia do të mbetej veçse “Beogradski Pashalluk”!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *