Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – Telefonata e munguar

No Comments Argëtim Letersi

Më në fund gjeti forcën të marrë telefonin në dorë dhe të kërkojë ndihmë.
Rrëketë e gjakut përziheshin me ato të lotëve dhe rrëshqisnin faqeve të rrudhosura, kapërcyer mbi brazdat e buzëve të plasaritura, për të rënë në dheun e zhuritur të atij gushti të çmendur. Uli prapë sytë mbi ekran dhe shikonte ashtu si nëpër mjergull formulimin e saktë të numrit.
-Urdhëroni, -u përgjigj dikush nga ana tjetër e telefonit- me se mund t’ ju ndihmojmë?
Ajo hoqi telefonin nga veshi dhe e shtrëngoi në duar fort. Bashkë me zërin që dridhej ndjente dhe të rrahurat e zemrës, të cilat dukej sikur shkallmonin gjithë kraharorin.
-Alo, foli prapë zëri nga ana tjetër, alo nuk ju dëgjoj ju lutem më thoni…
Fryma e saj e brishtë përzier me ngashërim kishte mbetur si një tingull shurdhues në veshin e punonjësit që atë natë, ishte me shërbim.
-Hej bela, u dëgjua sërish zëri. Të marrin e s’flasin – dhe mbylli telefonin ai.
Frymëmarrja e saj, bëhej dhe më angështuese se vetë ankthi i natës, i cili e mbante peng…


U zhvendos të pinte një cigare koridorit në përpjekje për të shndërruar psherëtimat e ardhura në fjalë, dhe fjalët në siluetën e saj të drithshme. Mendja i shkoi tek numri i telefonit nga i cili nisej thirrja. Fiku cigaren dhe u kthye në zyrë.
“Pa ta shoh kujt i përket kjo thirrje” – tha me vete – dhe u përkul mbi skedarët që ishin në raft të pluhurosur.
“Hmmm” – uli kryet dhe diçka iu këput në gjoks.
Ishte telefonatë e këputur në mes, e regjistruar vetëm si kod shifror. As emër dhe as shënim tjetër në dosje.
Priti gjatë që zilja të binte përsëri, luti fort që tingujt e atij sinjali të zhurmonin edhe një herë, por jo.
Qetësia ngjante me një pëzierje të kobshme të ajrit të zbarzur përreth.
Ishte dikush, që endej vuajtjes së vet ngushëllohej duke përtypur tingujt e asaj tastiere, mesnatave që thyheshin brinjëve të një Hëne të këputur dhe që më pas errej shtrëgatave të qiellit.

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *