Home

Lajme

Viktor Gjikolaj – DJALË SELITE, BURRË SHQIPNIE

No Comments Argëtim Letersi

  • Rapsodi per Zef Shyt Margjinin, mergimtarin antikomunist,humanist e atdhetarë i permendur, ”Pishtar i Demokracisë” , ”Qytetarë Nderi i Komunes Selite”, ”Nderi i Qarkut Lezhë”
    Zef Margjini nderroi jetë,bashkë me deputetin e Shijakut Petrit Llaftiu, shkurt , 1992,kur po kthehej ne atdhe, ne krye te nje autokolone me ndihma humanitare per Shijakun e Mirditen.

Mjeron zana në Gur të Shqipes,
Kush po i vret djemt’ e Selitës
Herë me plumb ,herë me litarë
Si ‘’armiq e si trathtarë’’
Djem të rritun në kulla t’bardha
Nuk durojnë me ju pre fjala
Me shkel djepin e traditës,
Me i përllom ballin Mirditës!

Kush por rend ashtu si shqipe
Nëpër shtigje plot rreziqe?
-Anës Matit e të Drinit,
Flakon shtati i Zef Margjinit
Zef Margjini i Shyt Markut
Djalë i zgjedhun i Bajrakut
Pushkën n’dorë , në zemër shpresën
Pa liri, nuk e don jetën!

Kudo i ngrejnë kuthe e prita,
Por se pret mikun Mirdita
Si fortesë, kulla e Lekgegës
Dod Bardhoku, burrë i besës
Motra e Zefit, bija e rodit
Mend e forcë i pat prej Zotit
Kur n’ rrethim e futën Zefin
Me dredhi ia hapi shtegun
Çka ban motra për vëllanë
Përmbi Dhe askush s’e ban!.

Kush e kapte Zef Margjinin
Me trimni kaloi kufinin
Në mes dimrit e kallkanit
Anë e kand i ra Ballkanit
Larg atdheut n’Itali,
Ku mbaroi shkollën n’rini
Në mes vllaznish mërgimtarë
Humanist i dorës parë

Dyzet vjet gjindja pa e pa
Mbi qerpik loti s’u tha
Atje mall e këndej zi
Shtatin larg, zemrën n’ Shqipni
Por fryn era deti tundet
Thrret Berlini me shemb muret
Në Kremlin po ndalon Koha
Komunizmit iu lig ora

Në udhët vjetra mbush me gropa
Po vijnë ndihmat nga Europa
N’krye t’kollonës asht Zef Shyti
E puth tokën me mall shpirti
Loti i mallit ne syt’ e motrës
I pervlon dhe gurt’e votrës
Zoti vetë e paska dashtë
Si dukur me na mbledh bashkë.

Kur po kthehej në atdhe
Si shkrep moti n’qiell pa re
Shpejt e shpejt porsi vetima!!!
U përplasën dy makina
Shuhen n’udhë dy jetë njeriu
Deputet Petrit Llaftiu
Djalë fisnikësh nga Shijaku
Me Zef Shytin, vllazën gjaku

Knon bilbili n’Gur të Shqipes
Për Zef Shytin e Selitës
Zef Margjini i shqiptarisë
Yll në qiell t’Demokracisë
Natës së gjatë komuniste
Në udhë t’lirisë si pishtarë drite
Fjala e puna i pat hije,
Djalë Selite e burrë Shqipnie!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *