Home

Lajme

Meti Fidani – BORA E GUSHTIT, RRA N’MIRDITE

No Comments Argëtim Letersi

(Kushtuar 14 djemve dhe burrave mirditore, te cilet sistemi i felliqur komunist i pushkatoi apo i varri ne litar, dhe duke i hedhur ne dy gropa te hapura enkas per ta, ne Qafen e Valmirit Menjehere pas kesaj masakre te dates 17 gusht 1949, ka ndodhur dicka e pazakonshme.
Ate dite te tmerrshme gushti ka rrene bore.
Edhe vete Zoti ndoshta u corodit nga ky makabritet i palogjikshem, i cili u krye ne pranine e mbi 2 mije mirditoreve te moshave te ndryshme
Per lexuesit e mij po e sjell ne vargje kete ngjarje.

BORA E GUSHTIT, RRA N’MIRDITE

N’qaf t’Valmirit, u bë gjëma
Rrodhi gjaku, shtëma-shtëma
N’qaf t’Valmirit, ne mes te dites
Kan’ vra ajken e Mirdites
Kush ne plumb, kush ne litar
Katermbedhjete ne nje varr
#
Ne Qaf’ t’Valmirit, ushtri e popull
Dymije veta, rreth e rrotull
Te marrim frik’, llahtar te marrin
Si shqiptari, e vret shqiptarin
Gjenocid, a cfar te jete
Ne nje varr, katermbedhjete
#
Kur n’litar, rra Dod Paloka
N’tan Mirditen, u drodh toka
Ka bertit fort, Pjeter Vila
Komunista, mor kopila
Jo nuk trembemi prej litarit
Se jena brum, i Kacinarit
Pse na vrisni, mor’ te pacipa
Ka mallku, Dod Marka Biba
#
Jo, Mirditen s’mund ta mposhtni
Tha mes vdekjes, Ded Oroshi
Posht Enveri, qe morr’ pushtetin
Per me e vra, i veti t’vetin
Sjell prej jugut, partizanët
Ka sjell tanet, me vra tanët
#
Dy Nikollët nga Bajraktarët
I kan gri, plumbat të parët
Permbi trupa plumbat binin
Kan coptu dhe Bardhok Gjinin
#
Rroft’ Shqipnia, thot’ Ndoc Cupi
Shpuar plumbat, sup per supi
Plumbat fjalen nuk ja zgjatën
Rran te dy, tok me Frok Matën
Ka ngrit zanin, Preng Nikolli
Posht’ Stalini, e kush ju mbolli
Posht’ Enveri, qe ju solli
#
Rroft Shqipnia, ka thirr’ Llesh Gjoni
Jo nuk trembem , m’pushkatoni
Jo nuk trembem, mor kelysha
Se Mirdita , ka plot Melysha
#
Gjergj Beleshi, flet para togës
Me vrisni pra, jam vllau i Dodës
S’gjetet Doden, me vrisni pra
Per nje vlla, vritet nje vlla
#
Dhe Ndrec Ndoj, eh burr’ cfar’ burri
Po vdes un’, tha te rroj’ flamuri
Rroft’ Mirdita, qe m’dha sise
Rrofte zemra e Arberise
#
Flet mes plumbash, Gjin Bukmira
Larg Mirdites, mor’ qafira
S’don Mirdita, jo, komunistë
As te shitun, as yll te pistë
#
Plumbat trupave, flakerihen
Copra mishi, bien ngrihen
Hedhur burrat, ne dy gropa
Kercen mishi copa – copa
Krisma, britma, oh, pasha Zotin
A ka force me m’mbajt lotin
#
Ate dite, qe vran’ Mirditen
Stin’ e muaj, u coroditën
U nxi qielli shpirtmerzitur
Dhe nis nje bore e papritur
Mallkoj Zoti, Zoti vetë
Komunistat, te pafetë
Dat’ e gushtit, shtatmbedhjetë
#
Kur vrau Hoxha, nj’ata burra
Ka rra bore, e ngriu gurra
Per ata djem, qe pushkatuan
Dhe vet Zoti, ka humb’ toruan
I ndroi natyres , gjith’ rregullsitë
Ne mes te gushtit, në Mirditë
Ndodh cudia, mbi gjith’ cuditë
Ka rra borë, atë ditë
Meti Fidani

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *