Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – ** THONI – DIÇKA **!

No Comments Argëtim Letersi

Thoni diçka, në kini Zot !
Ju “profetër”e kini kot
Ajo është dashuri e t’gjitha dashurive
E bekuar prej Perëndive

Kur lind nëna e buzëqesh *
Dashuri ma t’màdhe, si do t’gjësh ?!
Kur femija buzëqesh e pin sisë
Është mrekulli e nënës e Perëndisë !*

Sado që t’them, është pak
Dashuria, t’len n’marak !!
Ajo vjen ëmbëlsisht, pak nga pak
Çelu lule, çelu zambak**

Merre zemrën e fol me të
T’gjitha dashuritë, ajo i nxë **
Brënda saj ka,veç mrekulli *
Veç një Zot, atë e di !*

Dashria, s’është thjeshtë, buzë e shkrumbuar!
As dhe, shpirt i “përvëluar “!
Mjerë ai, që është mashtruar !
Dashurinë e vertetë, s’e ka kuptuar

Ajo s’vdes, është e vertetë
Kur t’vertetën, n’të ke gjetë
S’ka më t’shënjtë se dashuria !
Kur, nga ajo, t’ka ardhë fëmia **

Unë n’ekran e ti n’ekran
Kurioziteti, gjallë na mban!
Etja s’është veç,uji që pi
Por, më shumë, në dashuri *

Për të shumë, flì kanë rënë !
Ku është dhimbja, atë e gjënë *
Ajo, s’është thjeshtë, dashuri
Ajo, tërësisht, është “magji”!

Më mirë vdekur e nën dhè !!
Dashurinë tënde, kur s’e ke !
N’gjunjë për të ranë, Perandoritë !
Tek ajo gjënë, mrekullitë *

Mos u mbaj se je
Mos u mbaj se ke
Dashurinë, kur s’e ke
Ditë e natë, n’të bën- bè!

Me, 18 gusht, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë art në lidhje me: 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *