Home

Lajme

Nga cikli ne vitet 20 ‘ne Shkoder kishte industri

No Comments Argëtim Histori

Nut Dragusha lindi me 26 Qershor 1909 ne Shkoder Lagje Perash.. Qe ne moshen 12 vjec Ai tregoj interese per fabriken (Fabrika e makaronave prone e Dragushve ngritur mbi mullirin existues te tyre nga gjyshi im Ragip Hysen Dragusha). Me ndarjen nga jeta ne moshen 40 vjec te Ragipit pronen e mori ne ngarkim Caf Dragusha vellai i tij, pasi (Faiku babai im)biri i Ragipit mbeti jetim qe ne moshen 1vjec e gjysem.. Por Nuti 2 vjet ma vone pikerisht sic u tha ma siper ne moshen 12 vjec sapo vinte nga shkolla ndalonte ne fabrike dhe aty filloj te kuptoje nevojat per te vijuar punen ne raste defektesh..
Nuti rriti shtatin ne perpjekjet qe shtonin kuriozitetin e feminjerise se tije se cfare mund te besh me mire per te rritur cilesine e produktit.. Ne moshen 20 vjec aty rreth vitit 1929 Nuti hyn ne bisedime per te rritur kapacitetin e fabrikes duke porositur dhe dy gjenerator te tjere ne Gjermani ne permbushje te idise te tije per te krijuar dhe nji impjant te ri, si dhe shtimin e siperfaqes magazinuese te fabrikes..
Pas realizimit ne bashkpunim me Cafin axhen e Tije Nuti merr persiper te hap drejtorine e re ne Nish si dhe ma vone ne Sarajeve duke bere te mundur grumbullimin dhe organizimin e produktit ne rraport me fuqine puntore per te hapur tregun deri ne Beograd. Nuti mesoj shume shpejt gjuhen serbe e cila u be shkas te hape mundesi te reja per rritjen e kapacitetit prodhues dhe tregut ne Ballkan, keshtuqe fabrika “Dragusha” filloj te reklamoj produktin e saj edhe pothuajse ne te gjithe ballkanin qe ne fundin e viteve 30të.(fotoreklami i takon pikerisht asaj kohë) deri ne mbarim te luftes se dyte boterore…
Ardhja e sistemit monist solli nji rrenim total te familjes duke arrestuar e vrare pa gjyq Caf Dragushen por dhe duke arrestuar pothuajse te gjithe mashkujt e familjes tone nen akuzen e njohur tashme te perndjekur politik duke konfiskuar cdo gje.
Nuti denohet me 5 vjet burg pikerisht ne moshen 35 vjec ne kulmin e pjekurise se tij, Ai arrestohet me akuza politike, te cilat nuk kishin lidhje me veprimtarinë e Tij te deriatëhershme si specialist tashme autodidakt i nje fabrike qe kishte arritur te exportoj me shume se gjysmen e prodhimit te saj jashte vendit..
Nuti vuante denimin politik kur fabrika e bukes ne Tirane ne ate kohë, peson nji defekt duke mos mundur ta riparoj asnji nga specialistet qe kishin marre pjese ne rikonstruktimin e saj, pas ardhjes ne pushtet te monizmit..
Alarmi i madh do bente qe organet e pushtetit dhe te partise te viheshin ne levizje por pa sukses.. Dikush nga specialistet permend emrin e Nutit si shpetimtarin e situates emergjente..
Vete Mehmet Shehu ate nate niset ne Shkoder dhe kerkon permes komitetit te partise se asaj kohe Nutin..
Por.. Nuti ishte ne burg i denuar tashma..
Sapo ishin fikur dritat, hapet dera e fjetores ku brenda hyn komandanti i burgut..
-Nut Dragusha! Zani i tije kumboj aq fort sa te gjithe te burgosurit u gjenden para krevatit sa hap e mbyll syte..
Nuti ashtu i zhveshur hedhi nje xhaket kraheve dhe doli perjashta..
-Vishu me shpejt dhe eja ne komande u degjua zani i komondantit..
Ai u vesh shpejt dhe ne dalje te fjetores u desh te pershendetesh me te gjithe te burgosurit duke mos ditur fundin…
Ne komande Ai u ndodh ball per balle me Mehmet Shehun, i cili ju drejtua me ton te ashper..
-Armik i popullit hip ne makin!
Pasi i lidhen duart vazhduan rrugen pa e ditur se ku do ta conin.
Pa dal drita hyne ne Tirane dhe moren drejtimin e rruges se Kavajes..
Sapo mbrriten ne oborrin e fabrikes se bukes Mehmeti zbret i pari pas pak zbriten dhe Nutin me pranga ne duar..
-Degjo armik , populli i Tiranes ka 2 dite pa buke, shikoje kete gryken e pistoletes e vogel asht vrima, por per ty mjafton nese nuk e ndreq sot fabriken, kjo te pret..
-Me zgjidhni duart – tha Nuti..
-Po, po patjeter u pergjegj ai..
Nuti hyri i pari ne fabrik dhe thiri – Takojeni celsin!
-Jo! u degjua zeri I inxhinierit – Eshte bllokuar ..
-Ndizeni ju thashe! -reagoj perseri Nuti me ton te larte..
Nuti ngjiti shkallet ngadale tek vrojtonte cdo zhurme te makinerive me shume kujdes..
Pasi u ngjit ne katin e gjashte Ai zbriti nga ana tjeter derisa u gjend prane deres se hyrjes te fabrikes dhe i menduar gjykonte ne heshtje..
Ofrohet Mehmeti dhe i thote – He cfar do besh se shkoj vone!
-Dilni te gjithe jashte ! – foli Nuti me ze te larte..
-Ne te dalim jasht? – pyeti Mehmeti me egersi..
-Po, po! u pergjigj Nuti – Nese doni ta riparoj, ketu nuk dua asnji njeri..
Te gjithe dolen jashte …
Nuti mbylli deren metalike te fabrikes nderkohe qe u degjua perseri zeri i Mehmetit
-Armik i popullit mendohu mire dhe shpejt!
Tek u ngjit dhe njihere shkalleve te elevatoreve Nuti konstatoj nje montim te gabuar gja te cilin u mundua ta bente vete por duart ende i kishte te mpira nga prangat dhe pasi u mundua disa here ne fund e korigjoj, por tashme kishin filluar trokitjet te cilat vinin e shtoheshin ne nje interval me te shpejte..
Zbriti poshte ngadale ndonese trokitjet ne deren e metalit filluan te beheshin me te forta…. Hapi derin dhe tha
-Fabrika eshte gati , vazhdoni punen ! – foli Nuti.
E gjithe turma e drejtuesve te pushtetit qendror dhe atij te Tiranes u derdhen brenda.. Gjithcka mbaroj me kaq..
Pasi i lidhen duart Nutin e kthyen ne kamp ku shoket tashme nuk do ta besonin se vertete Ai kishte takuar Mehmet Shehun dhe perseri ndodhej ne pranga…
Nuti pasi mbaroj denimin u kthye ne Shkoder ku tashme disi ngjarjet ishin qetesuar.
Ai hyri ne pune fillimisht si punetore ne ndermarjen e ndertimit por me pas kaloj ne ndermarjen mekanike te Blojes ku ai e themeloj duke u bere nje specialist i rralle ne fushen mekanikes shqiptare per te gjithe fabrikat e bukes nga veriu ne jug..
Nuti figuron ne borderote e kesaj ndermarje deri ne moshen 82 vjec ku punonte nga mengjezi deri ne darke.. Ai u nda nga jeta ne moshen 86 vjec ne vitin 1993.
Ish drejtori i ndermarjes se Blojes Mithat Zekja me eshte shprehur me keto fjale
-Nutit i mbetemi borxh edhe pas vdekjes …
Kushdo qe e njohu nga afer shikonte njeriun e fresket, te paster dhe plot humor ne cdo kohe.. Nje nga batutat e Nutit te cilen Ai e thoshte shpesh ishte ceshtja e mbiemrit “Dragusha” qe ne Shkoder njiheshin si te persekutuar nga regjimi ..
-Shpesh here qellonte qe keto te partise me thirrnin –Nut!
-Une i thoja – he!
-Perse na thua He!- thonin ato..
-Me therrisni Dragusha! – thoshte Nuti – qe te ju them urdhero! – Une mbiemrin Dragusha nuk mund ta ndryshoj me “Speci” per hatrin tuaj..-thoshte Nuti me nji buzeqshje te lehte. Une pata fatin ti rri afer axha Nutit gjate gjithe jetes ne Shqiperi nga ku nuk do ta harroj kurre sharmin e nje zotnilleku te rralle te paperlyer me kohen..
Duke perfunduar kete shkrim ne kujtese te figures tone te nderuar qytetare Nut Dragusha Lus Zotin ta mbaje prane deri ne parajse..
Kuzhdo qe mund ta kete njohur kushurinin tone me kenaqesi do prisnja nje koment sado te shkurter..
I perjetshem qofte kujtimi i Tij.
Ragip Dragusha
26 Qershor 2019
Vjene

Burimi/Facebook/GEGNISHT

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *