Home

Lajme

Çun Lajçi – Norvegjezja shqiptare

No Comments Lajme Opinion

Ishte e bukur! Syni ta kërkonte me pa, sa do që i thosha vetës, mate vetën se nuk t’ka hije me përbi vajzën e huej! Ule kryet e shit libra, se ka kush me kqyrë!
Por unë s’e kisha hallin tim. Hallin e djalit e kisha. I kaloi koha e martesës e vajzë t’hajrit nuk gjet! Jo, me gjet gjet, por jo rob t’shtëpisë që krijon familje e ia ruen erzin burrit!
Ishte syverdhë. Flokë verdhë. Pa tatuazhe. Pa vathë ku duhet e ku s’duhet! Shtathedhun e plot edukatë.
S’e flas mirë shqipën, por dua me lexua shqip, edhe pse shumë fjalë s’i kuptoj. M’thoshte e her e merrte nji libër her nji tjetër. I shfletonte dhe provonte me lexu. Skuqej kur me pyeste: E lexova mirë?
E kahit je, e pyeta pa i dhanë përgjigje, nëse po lexonte si duhej!
Norvege jam. E veriut. Kam lindë n’borë e rritë n’borë. Ma zi se n’Rugovë, mu përgjigj tue qeshë!
Me ndihmo pak! Cilën libër ta marr. Cila lexohet ma leht e kuptohet ma leht!
Merri tregimet. Janë troha buke e leht përbihen i thashë e qeshi.
A po m’kallxon diçka drejt?
E la librin dhe mi nguli sytë, sikur të donte t’me thoshte:Pse kur kam rrejtë?
E kuptova. Bablokçe i fola. Qenke për martesë dhe e bukur. Lum babë e nanë për ty. Por m’thuej, erdhe për pushime apo erdhe me gjet nafakën tande!
Dy çuka iu vizatuen n’faqe. Dy gropëza t’bukura, kur qeshi e dhambët inxhi i shpërfushi!
Bablok i mirë qenke, m’tha. Ia qëllove. Kam ardhë me ia çua n’vend amanetin babës. Me u martua me nji dukagjinas, por me marr me veti, kur të kthehem në Norge!
Veç bre bac, edhe këtu qenkan prishë rinia. Tatuazhe e vathë n’trupin e shëndoshë e mendët të xhepat! Veç po m’thonë, po shkojmë n’saunë të filan hoteli, ta provojmë sa e duron temperaturën!
Prandaj po ndahen pa e ba muejin. Po u dalin me shumë kilometra. Motori po iu del i harxhuem!
Ku ke pa bac grua që shkon n’hotel me pesë yje e rrin tan natën n’bar e të nesërmen i kthehet burrit sikur t’mos kishte ndodhë kurgja!
Qëso nusësh plot Kosova ishte mbushë. Martohu veç sa me thanë: E provueme jam dhe s’kam kurrfar behanesh!
E fute krrabën n’sanë?
Mi zgurdulloi sytë. S’e kuptoi çka i thashë. E muer nji “Troshë” dhe iku!
Sigurisht se asht kthye në Norvegji me mallin për nji djal dukagjini, ashtu siç ishin dikur, bujar e shpirtbardhë, pa ditë çka janë hotelet, saunat e tatuazhet!
Gusht,19.08.2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *