Home

Lajme

Ish”anti-Bashët” e bazës po kërkojnë rikthimin e Bashës

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ka kaluar pak kohë që kur Basha dha dorëheqje si kryetar i PD-së në emër të moralit, demokracisë e lirisë për të dalë e vërteta.

Tani koha nxori në dritë të vertetat e mëdha kundër shpifjeve, akuzave, intrigave dhe manipulimeve të lidershipit të vjetëruar dhe të elitës së vjetër të PD-së të cilët akuzonin Bashën dhe ia faturonin atij humbjet e PD-së në zgjedhje.

Të vjetrit e PD-së për ta mashtruar antarësinë e PD-se dhe opinionin shqiptar, edhe në Kosovë e diasporë akuzuan Bashën sikur gjoja ai bashkëpunonte me Ramën, por e vërteta ishte krejt tjetër dhe ishte e kundërta, e cila rezulton se e gjithë politika e vjetër e partive kryesore politike në Shqipëri, PD-PS-LSI konvergonin në korrupsion, në një aleancë të pashpallur korruptive e e hajnije.

U vertetua, dhe antarësia e Partisë Demokratike u ndërgjegjsua dhe po ndërgjegjsohet për ditë e më shumë se Basha ishte kundër politikës së vjetër, politikë e cila e kapi dhe e mbajti peng demokracinë, shtetin, drejtësinë dhe që bashkëpunon e gjitha në korrupsion , padrejtësi , vjedhje dhe në gjithfarë të këqijash publike e kombëtare, me tradhti e mashtrime.

U vertetua ajo që Shqipërinë e sundonte “Trekëndëshi Bermudës”; u vertetua se Basha ishte shpresa politike e demokratike si vizionar e reformator për ta bërë dekomunistifikim dhe dekriminalizimin e politikës; për shkëputjen dhe ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni.

U vertetua se tranzicionin në Shqipëri e paskan sunduar ishkomunistët dhe ishsigurimi famëkeq i diktaturës komuniste.

U vertetua se edhe zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale të 6 Marsit 2022 ishin një komplot dhe kurth i politikës Rama, Meta e Berisha kundër Bashës me qëllim goditjen politike të Bashës, largimin e tij nga kreu i Partisë Demokratike, ku në këtë kurth ranë edhe jo pak nga ata të cilët e mbështesnin Bashën.

U spekullua shumë me atë se Bashën nuk e mbështet baza, mirëpo sot baza dhe ajo pjesë e antarësisë së Partisë Demokratike që e mbështetën foltoren mashtruese,tani janë ndërgjegjsuar se foltorja u organizua vetëm për të mbrojtur

korrupsionin dhe interesat e politikës dhe të politikanëve të vjetër të Partisë Demoratike sidomos të ishKryetatit të saj , të shpallur nga SHBA “non grata”.

Tani koha tregoi akoma edhe më shumë se Basha kishte dhe ka mbështetjen seriose të SHBA-ve të cilat Bashën e konsiderojnë partner besnik të tyre.Në këto kushte dhe prandaj baza, dhe ata “antiBashët” e djeshëm po e kërkojnë tani Bashën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *