Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – Pritja e nënës

No Comments Argëtim Letersi

Rrëmonte me thonj tokën e pjerrët,
me mendimet degdisur nëpër botë,
djersë e lotë fshirë me mëngë fustani
mërmërinte nëna me shpirtin bosh…

…buza e saj shkrumbuar mallit!

S’më erdhët bij, s’më erdhët sivjet
vështronte thellë në blunë e qiellit,
largonte me sy dy grumbuj resh
që rrezen ia merrnin diellit…

…mërmërinte nëna vesës së agimit

Erashka e pemës mbyllej në trishtim
rrëkeja e kripur thellonte tjetër brazdë
zhuritur gjoksi për një përqafim
venitej shpirti heshtjes e vetmisë.

…belbëzonte ajo dhe sosej perëndimit .

Lotët sivjet s’mi shterët dot
as një puthje që është shenjë bekimi…
paloste duart si shenjtore bri portës
mbetur atje peng i një premtimi…

…fytyrën mbulonte një vel trishtimi

Zgjaste vështrim përtej të pamundurës,
si të priste diçka që deti ia kish vjedhur,
qielli në kushedi ç’palë ia ka fshehur…
shquante udhën, nga shkelëm, rendëm…

…mërmërin nëna territ të heshtur…

Përtyp shpirtin e lutjet nuk sosin
zemra shkulmon në kafaz të brinjëve…
dashtë Zoti bij, ejani dhe sivjet,
me shpirtin që dridhej para fotografive.

numëronte tespihet nëna vetmive…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *