Home

Lajme

Skender Lazaj – GUSHTI KY MUAJ I ÇUDITSHEM

No Comments Argëtim Letersi

Gjëra të çuditshme të ndodhin në Gusht
nisesh për diku me mallin në torbë
futesh k’tij muaj i bardhë qumësht
dhe del prej tij i zi si një korb.

Gushtit dashurohesh, përshëmbull me detin
gjysmën tjetër gjejnë emigrantët me fat…
ndaj Gushti më duket krejt i çuditshëm
ky muaj përvlues, dhe i gjatë!

Në qiellin e Gushtit digjen shumë yje
dhe nata fillon ditën të ‘vjedh’
zjarret përpijnë pafund pyje
dhe Hëna vrapon, si një korb i verdhë!

Tejet i çuditshëm, muaj Gusht
me natë dhe me ditë të prushtë!

Skender Lazaj
( meqë qënka dhe dita e fotografisë…)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *