Home

Lajme

Mal Berisha – NJË HISTORI E TËRË LAVDIE E SHQIPTARËVE, BRENDA HISTORISË SE TURQISË.

No Comments Argëtim Histori

SFIDA BRITANIKE NR 2
KUNDER RICHARD HODGES
VITI 1603
NJË HISTORI E TËRË LAVDIE E SHQIPTARËVE, BRENDA HISTORISË SE TURQISË.
Nga Historiani RICHARD KNOLLES
Richard Knolles ka qenë një historian i famshëm anglez. Mendohet se ka lindur në vitin 1540 në Northamtonshire dhe ka vdekur në vitin 1610. Ai kishte studiuar në Kolegjin Linkoln, në Oksford. Knolles e ka shkruar librin ”Historia e përgjithshme e Turqve”, botuar për herë të parë në vitin 1603 dhe për herë të dytë në vitin 1610. Më pas libri është ribotuar disa herë deri në vitin 1700. Çështja e turqve në atë kohë, në Europë, ishte bërë temë shumë tërheqëse. Nga viti 1501 deri në vitin 1550, për ta janë botuar thuajse 1000 libra në mbarë Europën. Megjithatë libri i Richard Knolles-it mbetet si e para kronikë e bazuar për aspektet ushtarake dhe politike të Perandorisë Osmane, e shkruar në gjuhën angleze. Historitë e mëparshme për Turqinë janë shkruar në latinisht dhe nuk janë aq të njohura. Ai ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në përkthimin nga latinishtja të origjinalit të Camden-it, të cilin e ka quajtur “Bretannia”. Ky libër gjendet në librarinë Bodleian në Universitetin e Oksfordit. Në librin në fjalë jepen dy prej historive më interesante të mesjetës që kanë të bëjnë me shqiptarët: Njëra është Historia e Luftës së Kosovës, 1389, aq shumë e përvetësuar nga serbët si një betejë thjesht midis turqve dhe serbëve, ku shqiptarët përjashtohen tërësisht. Richard Knolles-it e përshkruan atë si “një betejë ku u ndeshën një koalicion i përbërë nga të krishterët hungarezë, kroatë, shqiptarë, boshnjakë e serbë dhe në anën tjetër turqit osmanë”. Ndërsa tjetra është HISTORIA E SKËNDERBUT. Në të gjithë kapitujt e librit flitet për sulltanët osmanë dhe paralel me ta princët dhe mbretërit e krishterë bashkëkohës të tyre në Europë. Ai e fillon rrëfimin e tij me Sulltanin Ertuğrul dhe e mbyll me Sulltan Mehmetin e Tretë. Interesante është periudha e viteve (1443–1468) .
Proud to be Albanian!

https://malberisha.com/1610-richard-knolles-nje-histori…/

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *