Home

Lajme

Rudi Berisha – KËRKOJ RREZET E DIELLIT TË NGROHTË

No Comments Argëtim Letersi

Çdo ditë po i kërkoja
Rrezet e diellit
Ato i shoh me sy të kaltër
Por ngrohtësinë nuk i ndjej.

Nuk ndjej atë ngrohtësi
Të diellit që rri larg
Atje në kupën e qiellit
Të kaltër me re të bardha.

Në zemrën time
Ndjej acaret e dimrit me stuhi
I përjetoj ato dallgë të tërbuara
Qe shpirtin ma trazojnë.

Nga fryma e madhe që lëviz
Dhe degët e lisave të gjatë
Shkund gjethet nga pemët
E paralajmëron qe po vie vjeshta.

Vera po largohet me vrapin
E kalorësve të paudhë
Unë fare nuk ndjeva ngrohtësinë
E kësaj vere të vonuar.

Tani pres që të shkeli gjethet
E rëna në tokë në vjeshtë
A thua a do kemi fat?
Të presim dhe një verë të ngrohtë!

––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––
Dardani, 20 gusht 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *