Home

Lajme

Basha, reformatori i dekomunistifikimit,dekriminalizimit, anti korrupsionit e antidrogës

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Reformë do të thotë ndryshim i thellë që kërkon realiteti, shoqëria e shteti kundër pandryshueshmërisë e prapambetjes, kundër korrupsionit e antivlerave. Reformën e kërkojnë nevojat shoqërore kundër korrupsionit, krimit dhe padrejtësive. Reforma nganjëherë identifikohet edhe si Rilindje e vlerave dhe të traditave të vyera njerëzore e kombëtare të dëmtuara nga e keqja politike dhe korrupsioni i montuar në sistem.

Reforma sot është një lëvizje dhe politikë antikorrupsion.

Shqipëria sot ka nevojë për reforma rrënjësore sepse gjatë këtij tranzicioni edhe ato të cilat pretendohen si refoma ato në fakt janë antireforma, në kuptimin e asaj se ato sollën pështjellim,keqkuptim dhe dëme sepse politika e shteti vepruan e u sollën si atiligj e antishtet, si antivlera e korrupsion me pasoja të rënda sociale si varfëri, papunësi,padrejtësi, korrupsion,pasiguri, jomirëqenie, hajni, papërgjegjshmëeri,krim, drogë, moszhvillim dhe eksod.

Autorë të kësaj gjendjeje janë politika dhe padrejtësia e drejtësisë së këtij tranzicioni.

Lulzim Basha ishte personi i cili nisi betejën kundër kësaj politike të vjetër e cila e mban peng shtetin,ligjin dhe moszhvillimin , pasi ajo është e mosinteresuar për interesin publik e kombëtar, është kundër tij dhe nuk është as për ndryshimin e zhvillimin.Me Bashën janë edhe SHBA e cila duke e parë këtë realitet ndërhyri me shumë vendosmëri në miratimin e e Vetting-ut në drejtësi që po jep rezultate të shkëlqyera , falë së cilës sistemi korruptiv i drejtësisë së korrupotuar e të

kriminalizuar po pastrohet, ashtu sikurse edhe edhe ka filluar e vepron llogaridhënia penale dhe e ndëshkimi ligjor i politikës dhe korrupsionit të lartë shtetëror.

SHBA për të mirën e shqiptarëve në luftë kundër krimit e korrupsionit ka ndërmarrë edhe sanksione ndëshkimore duke shpallur “non grata” persona të cilët kanë rekorde korrupsioni.

SHBA në këtë betejë antikorrupsion partner të tyre zgjodhën Bashën, te i cili spikatën angazhimin dhe seriozitetin për zhvilimin e luftës për ndërtimin e shtetit ligjor kundër politikës së vjetër të krimit, korrupsionit,hajdutërisë ,pandëshkueshmërisë, kundër avokatisë politike ndaj korrupsionit si dhe panë dhe konstastuan te Basha edhe përkushtimin për dekomunistifimin e Shqipërisë dhe për dekriminalizimin e politikës.

Politika e vjetër duke ndjerë rrezikun prej reformatorit Basha,ajo u bë bashkë kundër tij për ta eleminuar politikisht dhe larguar atë nga politika. Por këto reforma janë të pashmangshme sepse pro tyre janë SHBA dhe BE, dhe prandaj opozita e emancipuar demoktatikisht dhe qytetaria demokratike po kërkojnë rikthimin e Bashës.

Një kujtesë edhe për disa intelektualëve injorantë të Kosovës që verbërisht dalin edhe kundër non gratës së SHBA-ve për ishkryeministrin e Shqipërisë. Ore, a e dini ju në Kosovë se vetëm një Shqipëri me një shtet të fortë e modern, një shtet shqiptar demokratik e ligjor dhe një Shqipëri aleate e sinqertë dhe besnike e SHBA-ve ajo do i shërbente dhe ndihmonte fort edhe Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *