Home

Lajme

Kastriot Dervishi – “Diversantët” anonimë që vranë Nik Pjetër Dedën

No Comments Argëtim Histori

Në botimin “Historia e forcave të kufirit 1949-1955”, pjesa e tretë, Tiranë 1981, pretendohet data 19.6.1952 e vdekjes së 13 vjeçarit Nik Pjetër Dedës (Ndrekës) nga Mali Kolaj (Velipojë) i Shkodrës, i cili gjatë verës çonte bagëtitë në Vermosh, kohë gjatë së cilës “u miqësua me kufitarët”. Këtu thuhej se kishte “diktuar një bandë”, pjesëtarët e së cilës e kishin pyetur “për njerëzit e pushtetit”. Një fëmijë, aq më tepër në një vend të panjohur, sigurisht nuk mund të dinte se cilët ishin njerëzit e pushtetit, etj. Më tej pretendohet se Nika ka shkuar në postën kufitare dhe i ka treguar për “diversantët”. Të nesërmen “diversantët” kanë ardhur prapë dhe e kanë vrarë me gur Nikën.
Në fjalorin enciklopedik të vitit 1985 jepet data e vdekjes 20.6.1952. Edhe këtu mungon emri qoftë i një “diversanti”.
Pyetja e parë është se si një fëmijë i vetëm çonte bagëtitë në një zonë tjetër. E dyta, është se si ka mundësi që nuk gjendet asnjë dokument kohe për vdekjen e Nikës dhe as është raportuar ndonjë vdekje në ato data. Të treti, askund nuk jepet ndonjë emër “diversanti”. Pra, vrasësit e pretenduar ngelën anonimë. Më e mundshmja është që historia e Nik Pjetër Dedës, është e sajuar dhe ai ka vdekur për shkaqe aksidentale.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *